Panorama Sport (Albania)

Gjata me probleme, Umejiego premton: E ndëshkoj unë Dinamon

-

Apolonia udhëton me mungesa në kryeqytet. Mario Gjata ka pësuar tërheqje dhe mjekët kanë vendosur që të mos e rrezikojnë. E megjithatë, kjo nuk i pengon fierakët që të kërkojnë surprizën përballë Dinamos. Për golat do të mendojë një tjetër sulmues, Antoni Umejiego. Edhe pse u bënë 5 muaj që nuk po e gjen rrjetën, beson se do të zhbllokohe­t të dielën. Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport” ai paralajmër­on se nuk do të dalin duarbosh nga kjo transfertë.

Sa qetësi ju dha ajo fitore me Tërbunin?

Na ka dhënë më shumë se qetësi. Kjo është reflektuar përgjatë përgatitje­ve të kësaj jave. Të gjithë ishim shumë të impenjuar në stërvitje, sepse jemi të çliruar dhe më shumë psikologji­kisht. Jam i kënaqur me marrjen e pikëve të plota, sepse kishim nevojë më shumë se kurrë.

Vinim nga disa rezultate jo fort pozitive, ndaj fitorja ishte detyrim.

Luani në kryeqytet këtë javë.

Çfarë Apolonie presim të dielën në fushë?

Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Jo vetëm se luajmë në transfertë, por edhe për pozitat e ekipeve në klasifikim. Ata do të kërkojnë të rikuperojn­ë menjëherë vendin e parë, ndërsa ne për të kapur “play off”-in.

A ndieni presion?

Do të hyjmë në fushë pa presion në fakt, më saktë do të bëjmë lojën tonë për të synuar në fund marrjen e një rezultati pozitiv në transfertë. Apolonia ka dhe do të ketë të qartë qëllimin e saj për të arritur objektivin madhor, i cili arrihet përmes ringritjes së menjëhersh­me në tabelën e renditjes.

Në këtë fazë delikate të kampionati­t, a ju leverdis edhe një pikë?

Çdo ndeshje është histori më vete, prandaj dhe futbolli është i bukur. Na del për detyrë që të sigurojmë sa më shumë pikë në këtë fazë delikate të kampionati­t.

Prej 5 muajsh ju mungon goli në kampionat. E keni ruajtur atë për këtë përballje të rëndësishm­e?

Jam i sigurt që goli im do të vijë në momentin e duhur, kështu që mendoj se përballja me Dinamon është ndeshja e duhur për të gjetur rrugën e rrjetës. Të them të drejtën edhe fatin nuk e kam pasur me vete. HILMI SALIU

DINAMO Në portë: Dani; Në mbrojtje: Allmuça, Imami, Dikson, Prodani; Në mesfushë: Daja, Lilaj, Ivan; Në sulm: Denison, T.marku, Danaj; Dritan Mehmeti SKEMA: 4-3-3 APOLONIA Në portë: Harizaj; Në mbrojtje: Asllanaj, Ndubuisi, Repaj, Orelesi; Në mesfushë: Shanaj, Hebeja, Khalid, Omeri; Në sulm: Maksuti, Umejiego; Veljko Dovedan SKEMA: 4-4-2

 ?? ?? Antoni Umejiego, sulmuesi 20-vjeçar
Antoni Umejiego, sulmuesi 20-vjeçar
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania