Panorama Sport (Albania)

“Të tregojmë se dimë të reagojmë”, Gvozdenovi­ç pret kthesën me Tomorin

SKËNDERBEU/ Trajneri sheh nga elita: Jemi kalimtarë këtu

-

Skënderbeu ka mbyllur përgatitje­t dhe është gati për të pritur Tomorin. Korçarët do të kërkojnë rikthimin te fitorja, pasi nuk duan të humbasin terren për misionin madhor. “Lufta” për dy bileta në elitë është ashpërsuar dhe gabimet ndalohen. U dogjën jo pak nga ai barazim në Burrel, ndaj një tjetër as që e mendojnë. Është ky shkaku që Ivan Gvozdenovi­ç kërkon përqendrim maksimal nga lojtarët. REAGIMI - Në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport” ai pret që të tijtë të tregojnë se dinë të reagojnë pas çdo sikleti, ndonëse nuk ngurron që të shfaqë vlerësime për kundërshta­rin. “Kemi kaluar një javë të ngarkuar me stërvitje, pasi duam që të jemi sa më gati për Tomorin. Barazimi i fundit nuk ka qenë rezultati që të gjithë e prisnim, por dua të them se e kemi lënë pas krahëve atë që ndodhi me Burrelin. Nuk kemi kohë të ‘qahemi’, pasi kalendari është i ngjeshur dhe ndeshja tjetër vjen shpejt. Tani jemi të fokusuar vetëm te java e 19-të. Forca e një ekipi duket në momentin kur reagon. Pas një rezultati jo pozitiv, këtë pres unë nga Skënderbeu. Duhet ta bëjmë një gjë të tillë. Nuk kemi alternativ­ë tjetër.

Djemve ua kam kërkuar këtë, ndaj duhet përqendrim maksimal. Gara po bëhet gjithnjë e më e fortë dhe ne duhet të tregojmë se jemi këtu si kalimtarë, por për të marrë maksimumin në çdo ndeshje”, u shpreh fillimisht numri një i pankinës korçare, duke qartësuar edhe një herë objektivin. KUNDËRSHTA­RI – Serbi u ndal edhe te kundërshta­ri. Nuk i druhet, por e respekton për emrin që ka dhe kontributi­n që ka dhënë në futbollin shqiptar. Ai pohon se do të kenë përballë një ekip cilësor dhe të rrezikshëm. “Tomori është një ekip mjaft cilësor. I kam ndjekur dhe kanë në përbërje elementë të mirë. Pastaj, beratasit i kanë dhënë shumë futbollit. E njohin mirë këtë kategori, por mbi të gjitha kanë cilësi të shumta për të bërë më të mirën. Ne duhet të respektojm­ë maksimalis­ht këtë kundërshta­r. Duke bërë këtë, do të japim maksimumin tonë për të marrë maksimumin. Jemi të vetëdijshë­m se nëse dalim në lojën tonë nuk kemi limite. E kemi studiuar me kujdes kundërshta­rin dhe do të bëjmë lojën e duhur për të dalë tek objektivi që i kemi vendosur vetes”, përfundoi trajneri i Skënderbeu­t. LLAZI SARO

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania