Panorama Sport (Albania)

Kush e mbron Izmir Smajlajn?

- Nga ARTAN SHYTI

Izmiri është përfshirë në një proces gjykimi dhe shpresoj të mos dënohet nga Federata Ndërkombët­are e Atletikës. Nëse shpallet fajtor për një faj që nuk e ka kryer ai, rrezikon të pezullohet për një periudhë 4-vjeçare nga të gjitha aktivitete­t sportive. Kjo do të ishte një humbje e jashtëzako­nshme, jo vetëm për atletikën, por për gjithë sportin shqiptar. Por, mbi të gjitha do të ishte një njollë e pamerituar në një karrierë sportive brilante e të jashtëzako­nshme të një atleti të talentuar, i cili për vite me radhë na ka gëzuar e bërë krenarë me arritjet e tij sportive ballkanike e europiane. Por, ajo që ka më shumë rëndësi, e që është më tragjike, është fakti që në këtë përpjekje të tij për të mbrojtur pafajësinë e plotë për faje që nuk janë e nuk mund të jenë të tijat, edhe nëse ka realisht një faj në këtë ndodhi, Izmir Smajlaj është lënë plotësisht vetëm. Asnjë nga institucio­net që duhet të ishin në krah të tij nuk janë aty. As shtetarët, që mburreshin dikur me medaljet e tij, as olimpikasi­t, që me kërcimet e tij “kërcenin” nga një aktivitet në tjetrin duke u kapardisur me djersën dhe sakrificat e tij.

Ku janë ata sot?

Përse nuk janë me ballafaqim­et e tij me ata që e akuzojnë? Përse nuk kanë marrë iniciativë­n që të justifikoj­në Izmirin. Qoftë edhe duke bërë një shqyrtim e analizë të asaj që ka ndodhur dhe duke marrë masat që Izmiri të mbetet jashtë këtij skandali të supozuar. Izmiri është lënë vetëm në këtë luftë të pabarabart­ë. I vetëm kur është në hall, se kur vinte me medalje rendnin të gjithë ata që sot duhet t’i ishin në krah, që të bënin fotografi e mburreshin me të. Kjo që po i ndodh Izmirit është një tjetër tregues i trajtimit që u bëhet sportistëv­e elitarë në Shqipëri. I duam dhe i përdorim sa janë të mirë, pastaj i lëmë vetëm kur janë në hall, kur kërkojnë ndihmë, mbështetje e solidarite­t. Dhe pastaj ankohemi pse ikin, pse e braktisin Shqipërinë, përse shajnë e mallkojnë që nuk respektohe­n, financohen e përkrahen. Sportistë si Izmiri janë pasuri. Por kur pasuria bie në duar të papërgjegj­shme përfundon e keqpërdoru­r. Izmiri është krenaria jonë! Ata që e kanë braktisur janë turpi ynë!

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania