Panorama Sport (Albania)

NOTAT E INTERIT

-

HANDANOVIÇ 6 - Kapiteni u rikthye, por nuk mund të bëjë asgjë për të shmangur humbjen. Specia nuk gjuan pothuajse kurrë, por golat nuk janë faji i tij.

D'AMBROZIO 6 - Merita e tij është penalltia e fituar, që mund të kishte ndryshuar mbrëmjen, por Lautaro e shpërdoroi (nga 66' Dumfris 5 Ai jep e merr penallti, por në fund peshon më shumë ajo që i jep Specias).

AÇERBI 5 - Gjithë eksperienc­a dhe fiziku i tij duket inekzisten­t përballë Nzolës.

BASTONI 6 - Fshin Shomurodov­in në pjesën e parë dhe shquhet edhe në manovrën sulmuese.

DARMIAN 6 - Është nga ata që nuk e tradhton kurrë besimin e Inzagit, në çdo pozicion që Interi ka nevojë për të

(nga 81' Karboni - pa notë).

BARELA 5.5 - Mund të depërtonte më mirë mes mbrojtjes së Specias, por ofron shumë cilësi edhe pse pa mundur të ndryshojë rrjedhën (nga 66' Çalhanoglu 6 - Jep sinjalin e tij me një goditje nga jashtë zonës, por nuk arrin të zgjojë skuadrën).

BROZOVIÇ 6 - Rimerr atë që dikur ishte vendi i tij në formacion dhe e menaxhon shkëlqyer në pjesën e parë, ndërsa në të dytën bie si gjithë skuadra.

MIKHITARIA­N 6 - I palodhuri i ekipit, me cilësi dhe shpikje që vetëm ai mund t'i bëjë (nga 66' Xheko 5.5 Hyn ngadalë, tregon veten dhe në finale rrezikon edhe të shënojë. I mungon skuadrës).

GOSENS 5.5 - Brumi është aty, tani duhet vetëm të përpunohet si duhet (nga 66' Dimarko 5.5 - Përpiqet si gjithmonë, por ka pak ndikim në rezultat).

LUKAKU 6 - Është në fushatë elektorale dhe ka mundësi të kandidojë për Porton. Ndoshta nuk bën shumë mirë, por nga pika e bardhë është gjakftohtë.

LAUTARO 4 - Në ditët më të mira dhe më të këqija është ai imazhi i Interit, por penalltia e gjashtë e humbur në karrierën e tij ishte këtë herë tradhti për Interin.

TRAJNERI INZAGI 4 - Interi ka një problem, transferta­t konfirmojn­ë. Në finale ai provon me një 3-4-3, një plan B, që Interi nuk e ndjek zakonisht, por që në fund ngelen një sërë nyejsh për t'u zgjidhur.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania