Panorama Sport (Albania)

Maldini zhyt Interin, Inzagi: Humbje që do të na lërë pa gjumë

- Përgatiti: NISLI GJINI

Një tjetër transfertë dhe një tjetër zhgënjim për Interin. 26 tentativa nuk u mjaftuan zikaltërve për të shmangur humbjen përballë Specias, një humbje që tani u rrezikon edhe vendin e dytë, që mund të jetë këtë fundjavë pronë e Lacios. Një ndeshje që vështirë se do të kapërdihet për skuadrën e Iznagit, që shpërdoron një sërë rastesh, mes tyre edhe një penallti me Lautaron, që ndalet nga Dragovski nga pika e bardhë në të 13'-ën, ndërkohë që penalltia e dytë në favor të tyre shndërrohe­t në gol nga Lukaku në të 84'-ën. Goli i belgut ama shërbeu për të rivendosur ekuilibrin në "Alberto Piko", aty ku më parë Daniel Maldini kishte dërguar në delir vendësit që në minutën e 55-të. Por kur minutat e fundit dukeshin një mundësi për Interin, Dumfris, që fitoi më parë penalltinë për të tijtë, do të shkaktonte një 11-metërsh, këtë herë në favor të Specias duke e dërguar në tre numrin total të tyre për këtë sfidë. Nzola nuk gaboi, duke rikthyer Specian në avantazh në të 87'-ën dhe duke vulosur humbjen e 6 të Interit në transfertë, me bilancin që plotësohet nga 5 fitore dhe 2 barazime. Në përfundim as ultrasit e pranishëm nuk qëndruan indiferent­ë ndaj lojtarëve duke u kërkuar reagim të menjëhersh­ëm. "Tregoni që keni b***", ishin koret e tifozëve ndaj skuadrës, ndërkohë që Simone Inzagi mori përgjegjës­inë para mikrofonav­e, edhe pse pohoi se meritonin më shumë.

INZAGI - "Sot (dje) jemi të zhgënjyer, ka shumë hidhërim për këtë ndeshje dhe për mënyrën si shkoi", e nisi fjalën e tij Simone Inzagi që vazhdoi: "Do të jetë një natë në të cilën vështirë se dikush prej nesh do të flejë. Jemi të zemëruar, është një humbje që djeg. Gjithsesi ka qenë një humbje që ka ardhur ndryshe nga të tjerat, pasi kemi dhënë gjithçka në fushë. Duhet të ishim më cinikë, por djemtë bënë maksimumin e tyre. Marr përgjegjës­itë e mia, por i tillë është futbolli, duhet të kishim shënuar në pjesën e parë". Sigurisht që penalltia e humbur e Lautaros nuk

mund të mos merrte vëmendjen e trajnerit, që tregoi edhe më tej klimën e dhomave të zhveshjes: "Lukaku e Lautaro janë ata që godasin te ne, nuk do të ketë një ndryshim në hierarki. Me skuadrën do të bisedoj nesër (sot) në Apiano. Duhet të reagojmë, por

kemi kohën e duhur për ta analizuar". E ndërsa foli për kohën, Interi duhet të nisë menjëherë përgatitje­t për përballjen me Porton, atë që mund të ndryshojë sezonin. "Tani kemi shansin të zbresim shpejt në fushë ndaj Portos, që e dimë se nuk do të

jetë e lehtë. Është impenjuese, janë një skuadër me cilësi, por kemi një avantazh dhe duhet ta shfrytëzoj­më. Do të shkojmë aty për të bërë më të mirën tonë dhe kemi mundësinë të mbërrijmë në çerekfinal­e, që nuk duhet ta shpërdoroj­më", përfundoi 46-vjeçari.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania