Panorama Sport (Albania)

Takim me Leaon, afrohet akordi mbi rinovimin

Problem mbetet klauzola, Maldini optimist për marrëveshj­en

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

7.5 mln rrogë e 2 mln për firmën, portugezi më i paguari

Rafael Leao dhe Mi lani kanë rifilluar bisedimet për rinovimin. Në ditët e kaluara, drejtorët Maldini e Masara kanë pasur një takim me lojtarin dhe kanë folur me familjarët e tij pa praninë e menaxherëv­e. Një zgjedhje strategjik­e për të shmangur çdo keqkuptim. Sipas “Sportmedia­set”, sulmuesi ka kërkuar një rrogë prej 7.5 milionë eurosh në sezon për katër vitet e ardhshme dhe një bonus 2 milionësh në momentin e firmës mbi kontratën e re. Bazat për një akord janë të gjitha, pasi ekziston vullneti i palëve. Në këtë mënyra, Maldini pret vetëm që të flasë me pronarin Xherri Kardinale dhe Xhorxho Furlanin (drejtori i financave të Milanit) për të marrë miratimin mbi fondin që nevojitet për të plotësuar kërkesat e Leaos. Sigurisht, “tymnaja e bardhë” mbi këtë çështje nuk do të vijë në ditët në vijim, por me siguri që rriten shanset e gjetjes së një marrëveshj­eje.

DY ANËT E MEDALJES — Sigurisht, kualifikim­i në çerekfinal­et e Champions-it ka shtuar potenciali­n financiar të Milanit, që deri tani ka arkëtuar 71 milionë euro nga turneu. Shuma pritet të rritet, ndërkohë që një pjesë e këtij buxheti do të shërbente për rinovimin e Leaos. Aktualisht, lojtari më i paguar te kuqezinjtë është Teo Hernandez, që merr 4.5 milionë euro në sezon, por akordi i ri do të bënte shokun e korsisë që të bëhej më i pasuri i “Djallit”. Nga ana tjetër, rroga

e Leaos do të ishte një ndryshim kursi për kuqezinjtë. Për këtë arsye, edhe rinovimi i lojtari po merr kohë, sepse te Milani nuk duan që të lindin pakënaqësi brenda grupit. Një tjetër problem me Leaon është klauzola. Maldini dëshiron të paktën mos e ndryshojë atë

aktuale, që është në masën 150 milionë eurove, ndërkohë që sulmuesi synon ta përgjysmoj­ë. Kjo temë nuk është prekur në bisedën e fundit, por kampionët e Italisë ushqejnë besim se edhe në këtë rast mund të gjendet gjuha e dialogut.

 ?? ?? Rafael Leao, 23 vjeç
Rafael Leao, 23 vjeç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania