Panorama Sport (Albania)

Tonali: Në kampionat të luajmë si në Champions

“Më e keqja ka kaluar, s’kemi limite deri në fund të sezonit”

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Nga çerekfinal­et te Seria A, mesfushori bën bilancet

Tifoz dhe lojtar i Mi lanit. Kënaqësitë janë të dyfishta për Sandro Tonalin, që është edhe lider i mesfushës te kampionët e Italisë. 48 orë pas suksesit në Champions, 22vjeçari rikthehet të analizojë momentin e skuadrës.

Si është atmosfera në skuadër?

Pozitive. Në Champions dhamë maksimumin e dhamë gjithçka në fushë. Ishte ajo që donim, por nuk duhet të ndalemi me kaq. Të tilla ndeshje japin adrenalinë dhe emocion, e kur kualifikoh­esh në çerekfinal­e pas shumë vitesh ndihesh edhe më mirë.

Çfarë përfaqëson një çerekfinal­e Champions-i për ju?

Pa dyshim është diçka e veçantë, por edhe fryti i një punë të nisur shumë kohë më parë. E dimë se çfarë kemi bërë dhe se sa vështirësi kemi kaluar. Kemi pasur momente të vështira dhe mendoj se i kemi kaluar duke dhënë përgjigje prej një skuadre të madhe.

Të hënën keni një ndeshje me Salernitan­ën.

Cilat janë ndryshimet kur kalon nga Champions-i në Serinë A?

Një rival që e vlerësojmë maksimalis­ht. Sigurisht që ndeshjet e Champions-it janë të veçanta e duhen përballuar duke dhënë diçka më shumë. Nuk është e lehtë, por

forcat duhen gjendur brenda vetes falë shtysës së tifozërisë që nuk na ka braktisur në asnjë moment.

Kë do të dëshironit të kishit përballë në Champions?

Do të jenë dy ndeshje dhe rezultati do të jetë i hapur

cilido të jetë rivali. Nuk kemi limite nëse luajmë si Milan. Në Europë lejohet një lojë më fizike dhe kjo i bën ndeshjet më të ndezura.

Cilat janë objektivat për pjesën e mbetur të sezonit?

Që të mbyllim kampionati­n në një vend sa më të lartë, e që të ecim sa më shumë në Champions. Në janar bëmë disa gabime dhe tani duhet të përmirësoj­më renditjen tonë. Duhet të tregohemi të zotë për të bërë dallimin mes Europës dhe kampionati­t dhe të japim më të mirën në çdo ndeshje.

Duke nisur që ndaj Salernitan­tës apo jo?

Nisëm vitin me një fitore ndaj tyre dhe e kujtoj që nuk e patëm të lehtë. Të hënën ka për të qenë një ndeshje tjetër, e nuk duhet të gabojmë, pasi rastet për të korrigjuar diçka vijnë duke u pakësuar.

Kujt ia kushtoni fitoret e rëndësishm­e?

Sigurisht të parët janë tifozët, që e treguan veten edhe në Londër. Më pas të gjithë ata që punojnë për skuadrën e familjeve tona, që na mbështetin kur momentet nuk janë nga më të mirat.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania