Panorama Sport (Albania)

Tifozët, të tërbuar kundër Pogbasë

Pol s’e ka mirëpritur këtë vërsulje, edhe ai mund të mendojë një largim të shpejtë

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Vonesa në darkën e Juves i irritoi: 10 milionë dëm, për një që ka ardhur me pushime

Zhgënjim, tërbim, dorëzim... Janë këto ndjesitë e shumë prej tifozëve të Juventusit lidhur më gjestin e fundit të Pol Pogbasë, të raportuar në media dhe të konfirmuar pas ndeshjes me Fraiburgun edhe nga trajneri Alegri dhe shefi i bordit, Kalvo. Madje, përveç pezullimit ka ardhur edhe një gjobë që përflitet të jetë prej 10 mijë eurosh. Gjithsesi, çështja më serioze pas vonesës së Pogbasë në darkën e skuadrës, e cila ishte mbledhur në grumbullim, në tavolinë, me përjashtim të tij, është se ka zhgënjyer tifozët. Ata që edhe pse për shumë vite ëndërronin rikthimin, arritën të duronin edhe 8 muaj duke e mbështetur, ndonëse nuk kishte luajtur ende ndeshjen e tij të parë, si rrjedhojë e dëmtimeve. Madje, edhe në këtë pikë, ata i falën mesfushori­t francez dëshirën për të zgjedhur vetëm nëse duhej të operohej ose jo, pavarësish­t vendimit të klubit që diçka të tillë duhet ta bënte, pasi Pogba vuri përpara interesit

të Juventusit egon personale për të provuar së qeni në Botërorin e Katarit, por rezultoi një dopiozhgën­jim. Edhe mbështetës­it më të zjarrtë të Polit këtë herë nuk mbajtën më dhe në shpërthimi­n e tyre fjala më e përdorur ishte “pushime” dhe

“10 milionë dëm”. Dhe sigurisht që ky irritim i masës mund të ndryshojë shumë edhe humorin e vetë Pol Pogbasë, i cili të paktën sipas “Gazzetta dello Sport”, mund të mendojë një largim të dytë, këtë herë shumë të shpejtë dhe pa lënë gjurmë. Sigurisht që për një divorc të tillë nuk do të jetë vetë futbollist­i ai që do të ndërmarrë hapin e parë, duke qenë se paratë vazhdojnë i kalojnë rregullish­t në bankë çdo muaj, edhe pse nuk luan. Por sigurisht që nëse e kërkon klubi, fatura do të jetë me shumë zero në favor të Pol Pogbasë.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania