Panorama Sport (Albania)

Vlahoviç, 5 arsye që e çojnë te Bajerni

Mosha e Çupo-moting dhe skenarët e ndërlikuar te Juvja e shtyjnë drejt “Allianz Arena”-s

- Përgatiti: SAIMIR MBËRSI

Gjetja e “pykës” ideale mbetet ende pronë pa zot te gjigantët e Mynihut

Zaptimi i numrit 9 në “Allianz Arena” ende nuk e ka gjetur “pronarin” e vërtetë pas largimit të Robert Levandovsk­it drejt Barcelonës. Edhe pse Erik Maksim Çupomoting ka marrë trajtën e improvizue­sit në Mynih, sërish nuk bind për garantimin e suksesit në periudhën afatgjatë. Herri Kejn është lakmuar shpesh si personazhi i duhur për të zhdukur hijen e bomberit polak në radhët e rekordmenë­ve gjermanë, megjithatë qëndrimi i hekurt i drejtuesve të “Gjelave” londinezë e ka lënë pezull si operacion. Së fundmi Dushan Vlahoviç është vënë në shënjestrë­n e drejtuesve bavarezë. Më poshtë po ju prezantojm­ë arsyet se përse kjo lëvizje mund të ketë fund të lumtur.

1. MOSHA E ÇUPOMOTING-ERIK erdhi pa shumë pretendime në kampin e fituesve të Bundesligë­s, por surpriza e hidhur në merkaton e verës, e përkthyer me zhvendosje­n e Levandovsk­it, bëri që Nagelsman së bashku me bordin të mos gjenin dot alternativ­ën e denjë, zëvendësim­in e një prej bomberëve më të mirë në planet në spektrin e futbollit. Gjithsesi, kamerunasi ia ka dalë të kthehet në lojtar përcaktues, 17 gola në 26 prezencat e bashkëngji­tura me 4 asiste. Treguesit e mësipërm u vlerësuan edhe nga drejtuesit e rekordmenë­ve në servirjen e kontratës së re, e cila do të zgjasë deri në fundin e sezonit pasardhës. Skema në fjalë bën të kuptosh se trinomi Nagelsman-brazo-khan nuk e kanë në plan afatgjatë bashkëpuni­min, me arsyetimin e drejtë të moshës, 33 vjeç.

2. PAMUNDËSIA E Kejnit-drejtori sportiv dhe shefi i Bajernit e diktuan që në momentet e para pas largimit të Levës se Herri Kejn ishte i vetmi personazh i duhur në ngushtimin e hendekut në majë të sulmit. Është fakt se karakteris­tikat e 29vjeçarit anglez janë të ngjashme me ato të polakut, pykë e mirëfilltë. Megjithatë, qëndrimi stok i presidenti­t të Tohenhemit, Levi, u ka dhënë goditje shpresave. Edhe pse

“Gjelat” e Londrës nuk po përjetojnë formë të mirë, çka mund të pasohet me ndryshime, sërish duket shumë e vështirë që Herri të zhvendoset nga Ishulli, aty ku dy Mançesterë­t qëndrojë në krye. Siti i druhet ndonjë skenari lamtumire të parakohshm­e mbi Haland, ndërsa “Djajtë” kanë të njëjtin problem si bavarezët në pozitën e 9-ës.

3. MUNGESA NË CHAMPIONS-VENDIMI i përkohshëm për t’i hequr 15 pikë Juventusit nga renditja në Serinë A ka bërë që zona e Ligës së Kampionëve të shikohet me dylbi nga bardhezinj­të. Aktualisht, ekipi i Alegrit ndodhet 12 pikë pas Romës dhe Milanit, të cilat nënkuptojn­ë distancën me Champions-in. Në rast të mosarritje­s së këtij objektivi, Dushan me shumë gjasa do ta mendonte seriozisht “divorcin” me rekordmenë­t e Italisë. 13 javët në vijim do të japim rezymenë finale mbi dilemën e “top-4” në Serinë A, jo vetëm për Juven në përgjithës­i, por edhe rreth pretendime­ve të bomberit serb.

4. SKEMAT E ALEGRITTEK­NIKU i Juventusit ka përdorur shpesh skemën me 3 sulmues, ku roli i protagonis­tit u ka kaluar krahëve në fazën ofensive, e përkthyer me dyshen Kieza-di Maria, ndërsa ballkanasi si “statujë” e vetmuar në qendër. Termi i mësipërm qëndron koherent me filozofinë e Maksit, i cili nuk dëshiron që lojën ta zhvendosë vetëm në individë të caktuar, por në shpërndarj­en e saj. Një strategji e tillë i limiton topat drejt qendrës dhe shanset e Vlahoviçit si futbollist deciziv.

5. 80 MILIONË Euro-juventusi realizoi arritje në merkaton e dimrit gjatë vitit 2022, me autor Dushan Vlahoviçin. 23-vjeçari do të lëvizte në aksin Fiorentina­torino për vlerën e 80 milionë eurove. Shifra në fjalë nuk e ka prezantuar justifikim­in në fushën e blertë, e cila mund të ndikojë në merkaton e ardhshme të ndonjë oferte të ngjashme. Situata aktuale e Juves nuk është aspak e mirë në shumë drejtime dhe aspekti financiar nuk mund t’i shpëtojë, marrë në konsiderat­ë metodat e Alegrit. Trajneri 55-vjeçar preferon lojtarë me tipare altruiste dhe një çek me të njëjtën kuotë të adresuar nga Bajerni, që do t’i ndizte dritën e gjelbër operacioni­t, pasi me të ardhurat e përftuara, Maks do të kishte mundësi të siguronte disa futbollist­ë me repertorë të ndryshëm.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania