Panorama Sport (Albania)

“Gnabri dhe Sane si Toti e Gatuzo, Augsburgu i komplikuar”

-

Suksesi me meritë dhe pa e njohur golin në dy takimet ndaj Parisit ka bërë që euforia të pushtojë ambientin e Mynihut. Gjithsesi, trajneri Nagelsman ka dashur të qëndrojë me këmbë në tokë dhe të kapë me detaje duelin e nesërm ndaj Augsburgut, pa anashkalua­r edhe yjet zëvendësue­s.

Rivali-”augsburgu na i ka bërë ndeshjet e fundit të vështira. Stili i tyre në lojë mbart komplikim në ndërtimin e aksioneve, si rezultat i presingut të lartë në momente të caktuara dhe më pas kthehen në bunker përgjatë kuadratit të vet. Besoj se ata do të mbrohen në pjesën më të madhe të kohës dhe kundërsulm­i vrastar do të jetë armiku kryesor ndaj nesh”, pohonte mes pasigurish trajneri i rekordmenë­ve gjermanë.

“REBELËT”-”SECILI lojtar ka karakterin e vet dhe unë nuk jam askush të ndikoj, ky parafrazim lidhet me Sanenë dhe Gnabrin. Ata janë të jashtëzako­nshëm në profilin e lojës, do të thoja ndër më të mirët në Europë. Por situata e tyre mund të lidhet edhe me dyshen legjendare Toti e Gatuzo. Repertori i futbollist­ëve në fjalë dihet, ashtu si edhe temperamen­ti në sjellje. Mjafton të shikojmë sjelljen e lojtarëve tanë në duelin e fundit, të gjithë vraponin si të çmendur në shërbim të ekipit, pikërisht kjo është fryma që kërkoj të mbizotëroj­ë mes nesh”.

VONESA E SANESË-”UNË nuk jam roje për të parë se kush erdhi në orar e kush më vonë. Në rastin e Leroit di t’ju them se kishte seancën e konsultës me fizioterap­istin dhe kjo ishte arsyeja e mungesës në krahasimin me pjesën tjetër, asgjë për t’u shqetësuar”, shtoi Julian.

FORMACIONI-”ÇUPO-MOTING ka probleme me shpinën, ndërsa De Ligt, Myler, Koman dhe Gorecka kanë raportuar lodhje fizike”, përfundoi 35-vjeçari.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania