Panorama Sport (Albania)

Balaj: E ndieja se do të shënoja, na duhet një marsh më shumë

“Kisha babain në stadium, plot emocione te penalltia”

-

Sulmuesi Bekim Balaj gjeti të shtunën rrugën e rrjetës ndaj Partizanit nga pika e bardhë e 11 metrave. Ai foli pas ndeshjes dhe u shpreh se për Vllazninë vijon lufta në të dyja frontet. Gjithsesi, ai është i vetëdijshë­m se ka ende nevojë për t’u përmirësua­r për t’i shkuar deri në fund me sukses këtij sezoni. GOLI - “Jam i lumtur për golin, por doja shumë që kjo rrjetë të vinte me një fitore, por nuk ia arritëm dot. Më vjen keq edhe për Malën, që u dëmtua në momentin e tij më të mirë dhe i uroj shërim të shpejtë”. ECURIA – “Nuk duhet të lëmë pikë rrugës, aq më tepër në shtëpi, për të ndjekur ritmin e skuadrave të kreut. Duhet vlerësuar maksimalis­ht çdo ndeshje, na duhet një marsh më shumë për të arritur objektivat”. OBJEKTIVAT DHE SALIHI – “Luftojmë edhe në Kupë, edhe në kampionat. Kam komunikuar më Salihin dhe çdo këshillë e tij është me vlerë. Kur ta takoj, e pres çdo këshillë të tij”.

FRIKA E HUMBJES – “Për të arritur objektivat duhet të marrim më shumë përsipër, duhet të rrezikojmë më shumë. Ndoshta jashtë fushe edhe mund të jemi stepur nga frika e humbjes, por duhet të shtojmë edhe një marsh për të arritur objektivat, sepse jemi në një pikë të sezonit kur nuk falen gabimet”. PENALLTIA – “Emocionet te penalltia nuk ishin të mëdha, e ndieja që do të shënoja. Për fat edhe babai ishte sot në stadium dhe arrita që të shënoja. Edhe po të ishte Marku në fushë, sot do të më toleronte te penalltia”. KUPA – “Është një objektiv që duhet ta arrijmë, kemi marrë një fitore në ndeshjen e parë, por gjithçka është e hapur”, u shpreh ai për “Oversport”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania