Panorama Sport (Albania)

Josa: Bëmë çfarë mundëm, dënimi i Latifit vazhdon

“Për Liridonin vendos klubi, skuadra nuk është një lojtar”

- ADMIR URUÇI

Trajneri i Vllaznisë: Provuam të gjitha mënyrat, Partizani u ngjesh

Mirel Josa e ka cilë suar barazimin e së shtunës ndaj Partizanit si një sfidë, ku skuadra bëri maksimumin për të fituar, duke lënë të kuptohet se nuk ka shumë “pishmane”. Pas ndeshjes, ai foli edhe për dëmtimin e rëndë të Malës, si dhe për situatën e Latifit të pezulluar. Josa u shpreh se skuadra duhet të ishte më e shpejtë në kombinime, teksa pranon se ndryshoi disa herë vendosjen për ta kapur Partizanin në befasi.

DËMTIMI

“Mala ka shkuar në spital, ka bërë grafi. Sipas përgjigjev­e që na kanë dhënë doktorët, ka një thyerje me zhvendosje në klavikulë. Të shohim se si do ta trajtojnë mjekët problemin e vendosjes, me operacion apo vetëm me lidhje”.

BARAZIMI

“Jo se jemi të kënaqur nga këto rezultate ose nga ndeshja e sotme, por ne bëmë çfarë është e mundur në të gjitha mënyrat, sidomos në pjesën e dytë. Për ta vënë në presion më shumë skuadrën e Partizanit, ndryshuam edhe vendosjen. Si në fillim, edhe më vonë me aktivizimi­n e Kainas. Duhej të luanim më shpejt me krahët dhe të ishim më cilësorë në shërbim”.

LOJA

“Duhej që shërbimi nga krahët të ishte më i mirë apo loja të zhvendosej më shpejt nga një krah në tjetrin që të krijonim diferencën. Në disa momente u bë, por të mos harrojmë

se luan edhe kundërshta­ri futboll, jo vetëm ne”. KUNDËRSHTA­RI “Partizani u ngjesh në mesfushë, u mundua të na kapte me Da Silva dhe Mbanë. Ne bëmë disa gabime, edhe pas rezultatit 1-1. Goli i anuluar erdhi nga një gabim i yni, sepse kishim topin në këmbë. Dy qendrat e mesfushës, Alivoda dhe Boshnjaku duhej të ishin më të gatshëm për ndryshimin e lojës apo marrjen e topit nga qendërmbro­jtësit dhe nuk kishim pse luanim me mbrojtësit dhe portierin, sepse nuk ke pse rrezikon në këto momente”. PEZULLIMI I LATIFIT “Këtu ka marrë një vendim klubi, është përkrahur edhe nga ana ime. Do të shohim ecurinë, sepse e kam thënë që skuadrën nuk e bën një lojtar”, tha Josa për “Oversport” pas përfundimi­t të ndeshjes.

 ?? ?? Çast nga ndeshja e së shtunës FOTO: F. HAZISLLARI
Çast nga ndeshja e së shtunës FOTO: F. HAZISLLARI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania