Panorama Sport (Albania)

Paqe në “Loro Boriçi”, Vllaznia dhe Partizani ndajnë nga 1 pikë

-

NË SHKODËR

Vllaznia dhe Partizani pajtohen me një barazim 1-1 në ndeshjen e kësaj jave të Kategorisë Superiore, pas një përballjej­e mjaft të luftuar mes të dyja ekipeve. Gjithçka u ndez shumë shpejt me dy gola në vetëm tetë minuta lojë, teksa më pas të dyja skuadrat tentuan, por pa rrezikuar shumë pas. Synimi kryesor i të dyjave ishte të mos humbnin dhe në fund gjithçka u mbyll me shifrat 1-1. Da Silva i shënon sërish ish-skuadrës së tij, ndërsa Balaj kthehet të shkundë rrjetën si kuqeblu pas 13 vitesh.

PJESA E PARË – Ndeshja nis me një gol shumë të shpejtë. Partizani arrin të gjejë rrjetën që në zbritjen e parë drejt portës së Vllaznisë. Kombinim mes Rrapajt dhe Mbasë, që vertikaliz­on shkurt për Da Silvën. Braziliani arrin të kontrolloj­ë sferën plot klas dhe të çajë mes disa shkodranëv­e. Kalon edhe portierin Zogoviç dhe shkund rrjetën. Pas golit të pësuar Vllaznia qëndron më së shumti në zonën e kuqe dhe arrin të fitojë një penallti në minutën e gjashtë. Matondo shqelmon në mënyrë naive Malën nga pas në zonë dhe Lata akordon direkt penallti, pa pasur nevojën e VAR-IT. Balaj merr përsipër 11-metërshin dhe tund rrjetën me një goditje të fortë qendrore, duke gjetur golin me fanellë kuqeblu. Në minutat 13 dhe 19 Mba shfaqet dy herë rrezikshëm në portën e Vllaznisë. Fillimisht Murataj vertikaliz­on bukur për nigerianin, por Gurishta e ndal në limitet e rregullore­s, ndërsa pas gjashtë minutash sulmuesi merr sërish një top në thellësi, por këtë herë e ndal Zogoviç. Pa u mbushur gjysmë ore lojë Da Silva kroson nga këndi dhe Maget godet bukur me kokë, por pak centimetra i mohojnë golin senegalezi­t, që sulmoi shtyllën e dytë. Pas vetëm një minute Hadroj gjen golin për Partizanin pas kombinimes­h të bukura, por Da Silva, pjesëmarrë­s në aksion, kapet në pozicion jashtë loje. Në minutën e fundit të shtesës së parë Alivoda devijon një kros me kokë, por Rexhepi bën mirë detyrën duke devijuar sferën jashtë.

PJESA E DYTË – Ky fraksion është shumë më i qetë se i pari. Të dyja skuadrat nuk duan të lënë hapësira pas, sepse barazimi është një rezultat, që i shkon përshtat për mënyrën sesi shkoi ndeshja. Rasti i parë i rrezikshëm vjen vetëm në minutën e 52-të, kur Rrapaj godet fort nga distanca dhe gjen grushtimin e Zogoviçit. Në të 59-ën vjen një rast i mirë për Vllazninë. Harkim nga e djathta në zonë për Alivodën, i cili sulmon shumë rrezikshëm me kokë shtyllën e dytë, por pak centimetra e ndajnë nga kuadrati. Pas vetëm katër minutash Da Silva i afrohet golit të dytë. Braziliani godet tokazi në hyrje të zonës, por Zogoviç i përgjigjet në nivelin e duhur. Loja nuk ka shumë dinamikë, me Vllazninë, që qëndron më së shumti në fushën e të kuqve, por pa regjistrua­r rreziqe serioze. Në minutën e 76-të ka një aksion të shpejtë të shkodranëv­e, me topin, që shkon në zonë te Balaj, i cili gjuan, por jo aq rrezikshëm sa për të mposhtur Rexhepin. Rasti i fundit i rrezikshëm vjen në të 88-ën, kur Herald Marku tenton portën me një goditje dënimi ballore, por Rexhepi “fluturon” dhe kalon topin mbi traversë. Në fund të dyja skuadrat ndahen në barazim dhe lënë takim për të mërkurën në orën 16:00 në çerekfinal­e të Kupës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania