Panorama Sport (Albania)

Kolela: Barazimi OK, vuajtëm në pjesën e dytë

“Më vjen keq që e humbëm kreun, gjithçka vendoset në fund”

- ADMIR URUÇI

Trajneri i Partizanit: Rezultat i pranueshëm, ramë pak fizikisht

Trajneri i Partizanit, Xhovani Kolela, ka folur për “Panorama Sport” pas ndeshjes dhe e ka konsiderua­r si një rezultat të pranueshëm barazimin 1-1 të së shtunës në Shkodër. Ai pranon se nuk ndihet mirë për faktin që nuk e ruajtën kreun kundrejt Tiranës, por shton se llogaritë do të bëhen në fund.

Mund ta konsideroj­më një rezultat pozitiv?

Është një rezultat pozitiv dhe e pranojmë me kënaqësi.

Herën e fundit u larguat i mërzitur, por këtë herë duket se bëtë një rikthim më të fortë dhe të denjë...

Kampionate­t nuk janë asnjëherë njësoj. Në një kampionat me 36 ndeshje, nuk mund të kemi të njëjtin qëndrim çdo javë. Është normale që bëjmë ndeshje të mira, por ndonjëherë bëjmë edhe keq.

Jeni i kënaqur me paraqitjen e skuadrës suaj ditën e sotme?

Po, mjaftueshë­m.

Ju vjen keq që nuk e mbajtët dot kreun?

Na vjen gjithnjë keq kur nuk e shohim veten në krye, por mendoj se sot kemi marrë një pikë shumë të rëndësishm­e në një fushë të vështirë. Dhe mendojmë vetëm të bëjmë ndeshjet tona, të përmirësoh­emi dhe të shohim në fund. Më interesojn­ë vetëm ndeshjet e mia.

Pas sfidës, Kolela foli edhe për “Oversport”. Ai theksoi se skuadra nuk kishte bërë aq sa duhej në pjesën e dytë, por e vlerësoi si diçka normale në këtë pjesë të sezonit.

BARAZIMI - “Siç e them gjithmonë, mundohemi të bëjmë gjithçka për të fituar dhe pastaj nëse nuk fitohet, një pikë është e mirë. Në pjesën e dytë ndryshoi se nuk jemi në formë shumë të mirë. Ata që kanë luajtur më shumë janë të

lodhur, ata që kanë luajtur më pak nuk janë në ritmin e duhur. Gjithashtu është një skemë e re, që nuk e kemi perfeksion­uar, ndaj janë gjëra që ndodhin”.

PËRGATITJA E NDESHJES - “Unë pres nga dikush që ka bërë trajnerin, që

të dijë se ndeshjet janë të ndryshme në 90 minuta. Nëse do ta kishim përgatitur keq këtë sfidë, nuk do të kishim bërë atë pjesë të parë. Pastaj përballë kishim një kundërshta­r mjaft të mirë. Ata bënë më mirë në pjesën e dytë. Analiza është shumë e thjeshtë, ndeshjet nuk

janë kurrë të njëjta. Unë në kaq shumë vite nuk kam parë kurrë një ndeshje që zgjat 100 minuta si një ndeshje tjetër. Sidomos ndeshje vendimtare si këto mes dy skuadrave të mira, sepse jemi në fund të kampionati­t”.

RËNIA NË TË DYTËN –

“Unë u mundova të rikuperoja, por nuk ia dolëm. Në pjesën e dytë vuajtëm, kishim pak rënie edhe fizikisht dhe Vllaznia bëri një pjesë të dytë shumë të mirë”.

FITORJA E TIRANËS –

“Ju falënderoj për lajmin, por nuk më intereson aspak”, tha Kolela pas ndeshjes.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania