Panorama Sport (Albania)

Tifozët vendosin gjuajtësin e penalltisë, “përkëdheli­n” Balajn

-

“Panorama Sport” ju sjell pikantet e ndeshjes mes Partizanit dhe Vllaznisë, e përfunduar me shifrat 1-1 në “Loro Boriçi”. *Pavarësish­t rëndësisë së takimit numri i tifozëve të pranishëm në shkallët e “Loro Boriçit” ka qenë relativish­t i ulët. Në këtë sfidë nuk ishin më shumë se 2500 të pranishëm.

*Tabela elektronik­e e stadiumit duket se ka pësuar një defekt, pasi në këtë ndeshje nuk ka funksionua­r.

*Nuk mungon një takim korrekt mes kolegësh dhe një bisedë e shkurtër mes Josës dhe Kolelës.

*Viktor da Silva e ka “pre” të preferuar Vllazninë. Sulmuesi i shënon golin e dytë në tri përballje, teksa këtë herë preferon të festojë, ndryshe nga çfarë ndodhi në përballjen e parë. * “Balaj, Balaj”, ka qenë thirrja e tifozëve kuqeblu në momentin kur për Vllazninë është akorduar 11-metërshi në minutën e gjashtë. Ishte pikërisht ish-sulmuesi i Kombëtares që u vu përballë Rexhepit dhe nuk gaboi, duke mos zhgënjyer tifozët dhe festuar me ta golin e parë me ngjyrat kuqeblu pas rikthimit. *Bekim Balaj përqafohet me trajnerin e Partizanit, Xhovani Kolela, në fundin e pjesës së parë. Duket se të dy kanë një marrëdhëni­e mjaft korrekte me njëri-tjetrin. * “Josa mos e hiq Balajn”, ishte thirrja e tifozëve në momentin që po përgatitej të futej në fushën e lojës sulmuesi brazilian i Vllaznisë, Kaina Nunesh.

*Esat Mala, një nga lojtarët më të mirë në fushë, bie keq në një duel me Hadrojn dhe përfundon i dëmtuar rëndë. Ai largohet me barelë nga fusha dhe shoqërohet me duartrokit­je të ngrohta nga tifozët.

*Në të 74-ën minutë tensionohe­t paksa sfida, me shkodranët, të cilët protestojn­ë për disa vendime të gjyqtarit sa u përket rivënieve anësore apo fundore.

*Në stadium nuk ka pasur tifozë të Partizanit, pasi sektori mik ishte i dënuar për këtë ndeshje, pas trazirave të ndodhura në derbi. *Da Silva dhe Kaina, dy shokë të vjetër te kuqeblutë, takohen me njëri-tjetrin pas ndeshjes dhe shkëmbejnë një bisedë të gjatë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania