Panorama Sport (Albania)

Atdheu i Kukësit: Gati për... “luftë”

“Tani kam hyrë në skemat e trajnerit, jam shumë i motivuar”

- VLADIMIR MEMA

Heroi i dy ndeshjeve të fundit, SMS Teutës: E duam Kupën

Dy ndeshje si tit ullar, dy gola, për më tepër dy fitore radhazi të ekipit të Kukësit, i cili tani ka nisur ngjitjen në klasifikim. Bëhet fjalë për sulmuesin Atdhe Rashiti, i ardhur në limitet e merkatos së janarit dhe tani po kthehet në shpëtimtar­in e skuadrës blu, pasi golat e tij po rezultojnë vendimtarë. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, 23-vjeçari i ardhur nga kategoritë e ulëta në Spanjë, pohon se nuk ka ndër mend të ndalet me kaq, pasi në fushë hyn gjithnjë me synimin për të shënuar. Rashiti ka besim se Kukësi do të bëjë përmbysjen në Kupë edhe ndaj Teutës, për të vijuar rrugëtimin edhe në këtë kompeticio­n.

Atdhe, morët një fitore shumë të rëndësishm­e ndaj Bylisit, si ndiheni?

E vërtetë, ishte një fitore shumë e rëndësishm­e për ne, për renditjen në tabelë dhe moralin e ekipit. Ndaj, jam shumë i gëzuar që munda të ndihmoj ekipin me gol.

Ndeshja e dytë radhazi që shënoni dhe ekipi merr fitoren, e prisnit?

Është një ndjenjë e bukur goli dhe fitorja bashkë. Goli i shkon besimit të trajnerit, punës së djemve, që luftuan shumë fort dhe tifozëve të mrekullues­hëm të Kukësit. Unë futem gjithmonë në lojë për të shënuar dhe fituar dhe në çdo ndeshje do të futem me këtë mentalitet.

Mendoni se jeni përshtatur me lojën e ekipit të Kukësit dhe futbollin shqiptar?

Për të qenë i sinqertë, futbolli shqiptar është rritur shumë në vitet e fundit. Unë erdha në minutat e fundit të transferim­it te Kukësi dhe nuk kisha kohë për ambientim. Por, me ndihmën e stafit dhe të djemve të ekipit që më pritën shumë mirë, vazhdoj ambientimi­n me ritëm të lartë. Mendoj se kam hyrë mirë në skemat e trajnerit dhe të ekipit. Po punoj fort për të bërë më të mirën.

Sa gola shpresoni të shënoni këtë sezon me Kukësin?

Nuk mund të flasim me numra për momentin, sepse varet nga shumë faktorë. Por, unë jam këtu, punoj të arrij formën time më të mirë dhe të ndihmoj ekipin me golat e mi.

Si u afruat në Kukës dhe a e shihni si një mundësi për të ngjitur shkallët e karrierës?

Ishin menaxherët e mi dhe drejtori Halili që me projektin e tyre më bindën të vij në Shqipëri. Për momentin jam i fokusuar te Kukësi 100%. Të rrimë me këmbë në tokë, të bëjmë mirë në pjesën e mbetur të sezonit, të arrijmë objektivat e klubit dhe presidenti­t. Këtu është fokusi im për momentin, më vonë mund të flasim për karrierë.

Tani ju pret Kupa, si e shihni ndeshjen me Teutën?

Teuta ka bërë shumë mirë në ndeshjet e fundit, por dhe ne jemi gati. Do të jetë ndeshje e luftuar shumë për vetë objektivat e të dy klubeve.

Luani në Kukës, aty ku ekipi po fiton rregullish­t, por duhet të përmbysni dy gola ndaj Teutës. Keni besim se do t’ia dilni?

Fakti që luajmë para tifozëve tanë do të jetë edhe një motivim më shumë. Ne jemi të motivuar, të karikuar dhe do të luftojmë shumë fort. 2 me 0 nuk është rezultat i mbyllur, ndaj kam besim se do të vazhdojmë udhëtimin tonë në Kupë.

Besoni se do të shënoni sërish?

E thashë edhe më lart, unë jam këtu për të shënuar, nuk do të ndalem këtu.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania