Panorama Sport (Albania)

Fitore me “manita”, Besa likuidon Turbinën në Berat

SPORT Hoxha e Perja dopietë, shënon edhe Onuh

-

Përballë Turbinës, Besa nuk mund të gabonte, pasi do të rrezikonte shumë pozitat. Për këtë arsye, ekipi i Maganit është futur në fushën lojës i bindur dhe ka shënuar 4 gola për 31 minuta, në ndeshjen e luajtur në Berat, ku ishin rreth 100 tifozë të pranishëm. Pjesa e dytë sjell edhe dy gola me rezultatin e përgjithsh­ëm 5-1. Për kavajasit shënojnë dopieta Perja dhe Hoxha, gjithashtu edhe Onuh, ndërsa golin e nderit për Turbinën e shënon Dëzhgiu.

PJESA E PARË- Kapiteni Perja ishte ai që zhbllokoi shifrat, me një goditje dënimi që u nis në formë krosi dhe pa u prekur nga askush shkon në rrjetë. Cërrikasit kanë rastin të barazojnë me Çemën, por ky i fundit gabon. Rast që do të kujtohet gjatë pasi Besa gjen golin e dytë në minutën e 22të ku Hoxha realizon mjaft bukur pas krosimit të Veriut. Ky moment i dha krahë dominimit të Besës, që katër minuta më pas, me anë të kapitenit Perja, do të shënonte nga një goditje direkt nga këndi dhe 3–0. Turbina duket e shokuar nga rezultati dhe reagimi është inekzisten­t. Ohuh pasi shmang portierin Ruku, në pozicion diagonal nga e djathta, do të shënonte golin e katërt që praktikish­t duhet thënë se ka mbyllur

ndeshjen.

PJESA E DYTË -Turbina nis të reagojë dhe kërkon të shënojë, pasi krijon disa raste dhe realizon gjashtë goditje nga këndi, ndërsa Besa luan më qetë dhe qarkullon më së shumti topin. Tri herë cërrikasit pranë golit në minutat 47, 50, 59 me anë të Çemës, Dëzhgiut dhe

Nezirit, por ndalen nga Dobjani. Por, Hoxha në një ditë të jashtëzako­nshme, në të 62-ën pasi ka fituar një 11metërsh, të cilin e ka ekzekutuar po vetë dhe 5–0. Turbina insiston për golin e nderit, të cilin e arrin pas shumë përpjekjes­h me anë të Dëzhgiut në të 85-ën. EDI SPAHIU

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania