Panorama Sport (Albania)

Apolonia Apolonia trondit trondit Dinamon Dinamon

Dikson e Marku nuk mjaftojnë, Ndubuisi largon fierakët nga zona e ftohtë

- ABDULLA DUSHKU

Gabime në mbrojtje dhe penallti, blutë bëjnë “vetëvrasje” në “Selman Stërmasi”

Apolonia ka marrë një fitore mjaft të vlefshme në luftën për t’iu shkëputur zonës “play out” duke triumfuar 3-2 në “Selman Stërmasi” ndaj Dinamos. Një ndeshje me pesë gola, e cila konsideroh­et më shumë si një “vetëvrasje” e bluve, sesa meritë e kundërshta­rit, pasi të tre golat e fierakëve ishin pakujdesi e mbrojtësve dinamovitë. Edhe pse blutë barazuan përkohësis­ht dy herë, në minutat e fundit Ndubuisi me golin e tij nxori Apoloninë fituese.

PJESA E PARË- Ndeshja nis bukur për fierakët, të cilët kaluan në epërsi që në minutën e 8-të. Antoni Umejiego përfiton pas një gafe të njërit prej mbrojtësve vendës. Eni Imami kthen një top pas te portieri Dani që rrëshqet në momentin final dhe nuk e zotëron dot topin. Aty përfiton afrikani dhe 1-0 për miqtë. Përpjekjet e dinamovitë­ve për të sjellë ekuilibrin e golave nuk u ndalën dhe ia arritën qëllimit në minutën e 31-të, kur shënuan me anë të Taulant Markut. Ky i fundit godet bukur brenda zonës pas

topit të saktë të dhënë nga Denison dhe 1-1, që regjistron edhe shifrat e fraksionit të parë.

PJESA E DYTË- Në fraksionin e dytë, fierakët gjejnë për herë të dytë rrugën e rrjetës. Këtë radhë është Lilaj, i cili ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Maksutit dhe Xhaja akordon

penallti. Omeri nuk fal dhe kalon sërish në epërsi fierakët. Nga ana tjetër blutë pretendojn­ë për penallti, por kryesori s’është i këtij mendimi. Dinamo nuk përulet, por gjen forca për të barazuar. Pas një krosimi në zonë, Dikson devijon me kokë dhe topi shkon në rrjetë

duke mposhtur Harizajn. Në fundin e takimit, përkatësis­ht në të 85-ën, një krosim në zonë gjen Ndubuisin, i cili godet me kokë dhe ndëshkon portierin Dani. Kështu, Dinamo vazhdon të mbajë vendin e tretë me 34 pikë, ndërsa Apolonia i largohet zonës “play out”.

 ?? ?? Festa e Apolonisë në “Selman Stërmasi”
Festa e Apolonisë në “Selman Stërmasi”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania