Panorama Sport (Albania)

Predhë e Saliajt, Tërbuni rrëzon nga “froni” Flamurtari­n

Tension i madh në Pukë, vlonjatët nuk rezistojnë dot në “majë”

-

Flamurtari bie në Pukë. Vlonjatët nuk rezistojnë dot më shumë se një javë në “majë”. Humbën minimalish­t përballë Tërbunit dhe tani e shohin veten të dytët, me dy pikë më pak se Skënderbeu kryesues. Pas 6 javësh pa fitore, u kthyen edhe pukjanët. Një trepikësh që bën vërtetë punë. Iu larguan zonës së kuqe, por jo rrezikut. Ishte Donald Saliaj që bëri heroin në të 71-ën, me një predhë nga distanca. Nuk ishte fort e qetë ajo ndeshje në “Ismail Xhemali”. Ndërhyrje të ashpra, vonesa në lojë dhe shumë, po shumë, nerva. E megjithatë, kjo gjë nuk ua prishi festën 700 tifozëve në stadium.

PJESA E PARË - Tërbuni tregon kush është “zot” në fushë pas vetëm 4 minutash. Mezini gjuan nga një distancë prej 20 metrash, por topi ndalet nga shtylla. Ky episod sikur i jep zemër dhe dukshëm janë më kërkues. Radhazi janë Tafili, Saliaj, Mezini dhe Hysa që kërkojnë golin, por Kuka bën “bllokadë”. Në të 37-ën është Metani që shërben për Xhebrahimi­n, por shënjestra është totalisht e gabuar. Të vetmin rast ekipi mik e ka pasur në minutën e 30-të me autor Oliveirën, që provon nga kufijtë e zonës, por Vata bën

mrekullinë. Pjesa e parë mbyllet me 4 goditje këndi të pukjanëve, që nuk sollën asgjë. PJESA E DYTË – Flamurtari kthehet më kërkues në pjesën e dytë, ndonëse nuk çan dot përpara. Në të 50-ën dhe 57ën janë brazilianë­t Oliveira dhe Fernando që rrezikojnë

vërtetë, por mbrojtja pukjane ishte në ditën e saj më të mirë. Ashtu si në qetësi, Tërbuni fiton terren dhe në të 71-ën gjen golin e shumëpritu­r. Janë Rezi e Filipi që “gatuajnë” një mundësi fantastike për Saliajn. I ndodhur gati 18 metra larg portës, nuk heziton. Gjuan me

të majtën një predhë dhe u jep avantazhin vendësve. Flamurtari mundohet me çdo formë që të gjejë barazimin, por e ka të pamundur. Pukjanët ditën jo vetëm që të mbronin pikët e plota, por edhe të sulmonin. E megjithatë, goli i dytë nuk erdhi as në 6 minuta shtesë. DITMIR PEMA

 ?? ?? Drejtori Gjoni duke debatuar me mbrojtësin Bicaj
Drejtori Gjoni duke debatuar me mbrojtësin Bicaj
 ?? ?? Moment tensioni në Pukë
Moment tensioni në Pukë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania