Panorama Sport (Albania)

Turni i Skënderbeu­t, rimerr kreun

Fitore pa shumë shkëlqim, por që dhuron shkëputjen. Goli i Temitope sjell trepikëshi­n

- LLAZI SARO

Korçarët bëhen cinikë për “komandën” e Kategorisë së Parë, mundin minimalish­t Tomorin

Skënderbeu rimerr “komandën” dhe shkëputet. Janë zyrtarisht të parët me 17 pikë, të ndjekur nga Flamurtari me 2 më pak dhe Dinamo me 3. Kjo ishte padyshim java e korçarëve, që nuk falën në shtëpi dhe shfrytëzua­n ndalesën e dy rivalëve direktë. Përballë Tomorit u ka mjaftuar vetëm një shkrepje e Abdul Temitope. Ndoshta nuk ka qenë ndeshja më e mirë për korçarët, por mjaftoi ai gol në të 16-ën minutë për të mbyllur llogaritë.

PJESA E PARË - Takimi filloi i qetë. Studiuan njëra– tjetrin dhe u kujdesën të mos linin hapësira. Loja u përqendrua tërësisht në mesin e fushës derisa do të vinte minuta e 16-të, kur rezultati do të zhbllokohe­j. Liço fiton një goditje dënimi në krahun e djathtë të sulmit të Skënderbeu­t. Pecani harkon në qendër të zonës, atje ku Prençi kërcen mbi të gjithë dhe godet traversën. Topi kthehet në lojë në hapësirën e Temitopes, i cili nuk fal me

portën bosh dhe shënon për 1-0. Miqtë mundohen të reagojnë dhe Kasmollari harkon nga e djathta për Eminin, por është më i shpejtë portieri Ruçi që në dy kohë pret topin. Ekipet janë më të ngurta dhe rastet në pjesën e parë vijnë vetëm nga pozicione

inaktive. Lika në minutën e 40-të provon nga goditja e dënimit, por Bojo pret në dy kohë. Më pas përgjigjet Ismailaj po me goditje standarde, por Ruçi pret i pashqetësu­ar.

PJESA E DYTË – E dyta pjesë zhvillohet edhe më e

qetë dhe pa shumë raste për shënim. Dy ekipet nuk gjejnë dot hapësirat e duhura për të vënë në vështirësi Ruçin dhe Bojenë. Ajo që vlen për t’u përmendur në këtë fraksion loje është kartoni i dytë i verdhë për Shaqen, që lë Tomorin me një lojtar më pak për më shumë se 15 minuta lojë. Pavarësish­t avantazhit në lojë dhe epërsisë numerike, korçarët nuk bëjnë asgjë për të gjetur golin e dytë dhe gjithçka mbyllet me fitoren minimale 1-0. Fitore që vlen sa vendi i parë për Skënderbeu­n.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania