Panorama Sport (Albania)

Vora blindon kreun mes polemikave

Sopoti e mbyll me 9 lojtarë dhe akuzon gjykimin: Turp, kishin ardhur me qëllime të qarta

- ABDULLA DUSHKU

Kryendeshj­a fitohet nga ekipi i Mërgjyshit, vendosin golat e Sefës dhe Prengajt

Vora thyen Sopotin 20 në kryendeshj­en e javës për Grupin A të Kategorisë së Dytë dhe shkëputet në krye me katër pikë më tepër se librazhdas­it. Ka qenë një ndeshje me shumë tension dhe që u zgjidh në pjesën e dytë, kur golat e Sefës në minutën e 67-të dhe Prengajt në frymën e fundit, bënë diferencën për skuadrën e Artan Mërgjyshit. Lojtarët e Sopotit kanë kundërshtu­ar disa herë vendimet e arbitrit kryesor, Daniel Vrapi. Miqtë e mbyllën takimin me 9 lojtarë, pasi me kartonë të kuq u ndëshkuan Seferi dhe Jugu në minutat 72 dhe 79. Arbitri nxori nga xhepi plot 11 kartonë të verdhë, ku më të dëmtuarit ishin librazhdas­it, të cilët gjithsesi nuk u dorëzuan deri në fund, duke vënë në vështirësi Vorën, edhe pse në disavantaz­h numerik. NDESHJA

Loja nisi e bukur dhe në një atmosferë të veçantë në stadiumin e ri të Vorës, ku interesimi nga tifozët ka qenë më i madh se në ndeshjet e tjera. Fillimisht janë librazhdas­it që kërkojnë golin, por mbrojtja vorake është në një ditë të mirë dhe lë pak hapësira. Vora është e kujdesshme dhe rastin më të pastër e ka pas një kombinimi të Avdiut me Prengajn, teksa ky i fundit godet fort dhe portieri Miraka pret shkëlqyesh­ëm. Pjesa e parë mbyllet me

rrjeta të paprekura, ndërsa në të dytën, vorakët janë më konkretë. Pas një presioni në rritje, ata do të zhbllokojn­ë shifrat me anë të Sefës. Ky i

fundit godet nga jashtë zonës dhe shënon golin e parë. Pas pesë minutash nga ky avantazh, Erando Seferi për miqtë lë fushën, pasi merr kartonin e dytë të verdhë, duke e lënë skuadrën me 10 lojtarë. Por, 7 minuta më vonë rëndohet edhe më tepër situata, pikërisht atëherë kur Sopoti po kërkonte barazimin me ngulm. Ndëshkohet me kartonin e dytë të kuq edhe mbrojtësi Shaqir Jugu. Kështu, në 11 minutat e fundit skuadra mike do të luante me 9 lojtarë. Pikërisht atëherë kur pritej fundi, është sulmuesi Fatmir Prengaj që vulos fitoren 2-0 të Vorës.

REAGIMI

Mbrojtësi 23-vjeçar i Sopotit, Shaqir Jugu, u ndëshkua me të kuq në minutën e 79-të, por në një bisedë pas ndeshjes për “Panorama Sport” akuzoi gjykimin, duke e cilësuar skandaloz në dëm të skuadrës librazhdas­e. “Turp dhe vetëm turp. Gjyqtarët kishin ardhur me qëllime të qarta. Në çdo ndërhyrje kishte karton të verdhë për ne. Nuk na lanë të marrim frymë! Megjithatë, e mbyllëm pjesën e parë 0-0. Në pjesën e dytë, ata ishin me mision për të ndihmuar Vorën. Sa e panë që ekipi vorak nuk i afrohej dot portës sonë, filluan që në ndërhyrjet e para të nxirrnin direkt kartonin e kuq, që e kishin bërë gati ndoshta që në pushim. Arbitrat luanin me nervat tona, qeshnin me njëritjetr­in në kufje. Ky është një skandal, sepse po tallen me djersën tonë të derdhur gjatë një viti. Është gjynah”, ka thënë i dëshpëruar i riu.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania