Panorama Sport (Albania)

Feston Elbasani, goleadë dhe vendi i parë në grup

Maliqi nuk reziston, skuadra e Stojkut parakalon Pogradecin

- ILDI MEROLLI

Verdheblut­ë shënojnë 6 herë, sulmuesi Lleshi bën tripletë

Elbasani e bën festë në Korçë, teksa mposht Maliqin me shifrat 6-1 dhe merr kreun e renditjes pas hapit fals të Pogradecit kundër Delvinës. Në sfidën e zhvilluar dje në aneksin e stadiumit “Skënderbeu”, të pranishëm për të mbështetur miqtë ishin edhe 50 tifozë ultras nga Elbasani, të cilët festuan bashkë me ekipin për vendin e parë. Loja nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për miqtë, që gjetën avantazhin me Jurgen Peqinin që në minutën e parë. Sulmuesi devijoi saktë me kokë nga një kënd thuajse i pamundur

pranë vijës fundore. Furia verdheblu vijoi, teksa në minutën e katërt Lleshi dyfishoi shifrat, ndërsa Gava shndërroi në gol një penallti të kontestuar nga Maliqi. Si të mos mjaftonte avantazhi i trefishtë i miqve, Maliqi mbeti me

10 lojtarë në minutën e 24-t, kur Tako, në nerva e sipër largoi në shenjë proteste një top, duke mos u pajtuar me vendimin e arbitrit Zhuli. Kryesori nuk kursehet dhe i tregon menjëherë kartonin e kuq mesfushori­t maliqar, duke e konsiderua­r gjest antisporti­v. Pavarësish­t superiorit­etit numerik, minutat e mbetura të pjesës së parë nuk prodhuan më gola. Golin e katërt, Elbasani do ta shënonte në minutën e 68-të me kapitenin Gava, që me një gjuajtje fantastike në hyrje të zonës, e çoi topin në trekëndësh­in e Marës. Maliqi realizoi golin e nderit me Ivanin, ndërsa në minutën e 86të, gjyqtari akordon sërish penallti për Elbasanin. Kësaj here ishte Lleshi që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Për të vulosur këtë triumf të thellë 6-1 që përkoi me marrjen e kreut, mendoi sërish Lleshi një minutë më pas.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania