Panorama Sport (Albania)

Merr fund pritja, Skënderbeu merr Kupën pas 45 vitesh TRAJNERI

Vajzat e Orlando Kojës sigurojnë trofeun e tretë sezonal

- NDERIM GOCI

VOLEJ FEMRA/ Korçaret mundin Partizanin 3-2 në finale

Skënderbeu është skuadra fituese e Kupës së Shqipërisë për edicionin 2023-2023 në volejbolli­n e femrave. Korçaret mundën Partizanin me rezultatin 3-2 në një finale tepër emocionues­e, duke kthyer në qytetin e Korçës një trofe që mungonte prej 45 vitesh (1978). Sfida e zhvilluar të shtunën në Farkë, ashtu sikurse pritej, rezultoi më rivalitet të lartë në parket, ku për të përcaktuar fituesin u desh më shumë se dy orë lojë. Por korçaret e drejtuara nga trajneri Orlando Koja u treguan më të sakta në momentet më vendimtare të sfidës, duke e mbyllur me festë në kryeqytet. Ky ishte suksesi i tetë për Skënderbeu­n në histori në Kupën e Shqipërisë. Përveç anës sportive, drejtuesit e FSHV-SË e kishin konceptuar në formën e spektaklit, duke organizuar një shou të këndshëm në sallë.

NDESHJA - Seti i parë nisi me shume rivalitet, por gradualish­t Partizani krijoi një epërsi. Të kuqet, e drejtuara nga turku Bulent Karslioglu, tregohen më agresive në sulm për të fituar 25-18 në setin e parë. Por në setin e

dytë kemi një tjetër tablo, teksa korçaret marrin frenat e lojës në dorë dhe nga pika në pikë fitojnë siguri. Bardhekuqe­t janë superiore në çdo element duke fituar setin me rezultatin 16-25. Seti i tretë është më i bukuri i ndeshjes. Një fraksion i shoqëruar me

luftë të fortë sportive nga fillimi e deri në fund. Rezultati u barazua disa herë, duke i dhënë takimit emocione dhe grintë. Korçaret janë më të sakta dhe luftojnë mjaft mirë në vijën e parë, duke e fituar setin tretë 23-25, për të marrë kryesimin 1-2 me sete. Por

kryeqyteta­set nuk dorëzohen, përkundraz­i rikthehen fuqishëm në setin e katërt, të cilin e fitojnë bindshëm 2516, duke e çuar sfidën me set final. Kështu seti i fundit bëhet tepër elektrizue­s, ndërsa pas barazimeve ne pikët e para, korçaret janë më të sigurta

në lojën e tyre dhe gabojnë më pak, duke menaxhuar më shumë sukses lojën, për ta fituar setin 11-15, me amerikanen Williams që vulos “match point”-in, duke çuar në delir skuadrën e Skënderbeu­t. Më tej në parket shpërthen festa e bardhekuqe­ve, të cilat i gëzohen një triumfi të merituar, ndërsa është kapitenia Elena Bego, ajo që ngre lart trofeun e Kupës. Një triumf që e rrit edhe më tepër moralin në radhët e Skënderbeu­t, që tashmë do ta zhvendosë të gjithë vëmendjen në kampionat, ku do të kërkojë të mbrojë kurorën e kampionit. Kujtojmë se vetëm dy javë më parë vajzat korçare kishin fituar edhe trofeun “Gjergj Kastrioti”, eveniment mbarëkombë­tarë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. Skënderbeu gjithashtu këtë sezon ka fituar edhe Kupën Pavarësia.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania