Panorama Sport (Albania)

“Zgjohet” Teuta, triumf treshifror kundër Vllaznisë

BASKETBOL/ Kampionët u rikthehen fitoreve në Superligë

-

Pas dy humbjeve, Teuta u është rikthyer sukseseve në Superligën e basketboll­it të meshkujve. Durrsakët mposhtën Vllazninë të shtunën me rezultatin treshifror 101-68, në takimin që mbylli javën e 15-të të kampionati­t. Bregdetarë­t e Melzin Lazimit nuk e patën aspak të vështirë ndaj shkodranëv­e, teksa këta të fundit mundën që të rezistonin vetën 15 minuta në “Ramazan Njala”, pasi më tej kampionët në fuqi e rritën ritmin duke e dominuar ndeshjen. Perioda e parë nisi me rivalitet dhe ishte më interesant­ja e të gjithë sfidës. Vllaznia arriti që t’i përgjigjej ritmit të Teutës, ndërsa ekipet shkuan në pushim me rezultatin e barabartë 19-19. Edhe 10-minutëshi i dytë nisi me agresivite­t nga të dyja kampet, por në gjysmën e dytë të periodës të zotët e shtëpisë filluan shkëputjen, duke shkuar në pushimin mes dy pjesëve me avantazhin 44-36. Me rikthimin në parket, durrsakët mbajnë rendiment të lartë në sulm dhe mbrohen mirë, duke e thelluar epërsinë në 69-49 pas 3 periodash. Ndonëse suksesi duket i hipotekuar, Teuta nuk lëshon pe as në periodën e fundit, përkundraz­i

ka rendiment akoma më të lartë në sulm, duke vulosur suksesin përfundimt­ar me 33 pikë diferencë. Dopietë dyshifrore për Sullivan, autor i 16 pikëve dhe 12 ribaundeve. Shkëlqyen gjithashtu edhe Patterson me 24 pikë e 7 ribaunde, si dhe

kapiteni Kristi Gorea me 19 pikë e 9 ribaunde. Në radhët e Vllaznisë kuotë dyshifrore pikësh arritën vetëm Cooper (18), Smith (15) dhe Rakaj (13). Me këtë humbje Vllaznia bën një tjetër hap drejt rënies një kategori më poshtë, teksa në rast disfate në ndeshjen e sotme kundër Apolonisë, mund të vijë zbritja matematiko­re në Kategorinë e Parë. Një fatkeqësi për Shkodrën, që është një prej qyteteve me kontribute­t më të mëdha në basketboll­in shqiptar. R.GJINI

2-3

1-3

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania