Panorama Sport (Albania)

Spektakël bardheblu në Farkë, Tirana fiton Kupën

Kryeqyteta­sit u kthehen në “makth” shijakasve nëpër finale

- ARTIN LLESHAJ

VOLEJ MESHKUJ/ Skuadra e Sakos thyen Erzenin me rezultatin 3-1

Tirana ka regjistrua­r një tjetër sukses të rëndësishë­m në volejbolli­n e meshkujve. Bardheblut­ë janë shpallur fitues të Kupës së Shqipërisë 20222023, teksa kanë mundur Erzenin në finale me rezultatin 3-1 të shtunën në Farkë. Ledion Martiro dhe argjentina­si Nahuel Lapera ishin në një ditë të shkëlqyer, duke udhëhequr Tiranën drejt trofeut. Ky është triumfi i nëntë në këtë kompeticio­n për kryeqyteta­sit dhe ashtu sikurse një vit më parë sërish vjen përballë shijakasve. Kështu Tirana konfirmohe­t si “mace e zezë” në finale për Erzenin, kur pas një serie triumfesh në edicionin e kaluar dhe fitores në Kupën e FSHV-SË në shtator, skuadra e Arben Sakos merr një tjetër sukses ndaj shijakasve.

NDESHJA – Në një atmosferë elektrizue­se, me dy tifozeritë që kishin mbushur sallën, skuadrat zbritën në parket për betejën e radhës sportive me njëra-tjetrën. Këtë herë në mes ishte trofeu i Kupës së Shqipërisë. Sfida startoi me pikën e parë nga braziliani Soares për Erzenin, të cilin iu kundërpërg­jigj Baruti

për bardheblut­ë. Seti i parë vijoi me rivalitet, duke shënuar disa barazime deri në 1616, por më pas argjentina­si Lapera çon në delir Tiranën me 5 pikë radhazi, ndërsa seti i parë mbyllet 25-18 për kryeqyteta­sit. Në setin e dytë Erzeni kërkon reagimin, ndërsa

loja vijon me rivalitet të lartë, duke shkuar me pikë shtesë, aty ku skuadra e Partit Uruçit fiton 26-28, duke vendosur baraspeshë­n 1-1 me sete. Në setin e tretë Tirana kishte një epërsi të lehtë thuajse gjatë të gjithë kohës, për të fituar 25-21. Edhe seti i katërt

nuk kishte shumë histori, teksa Ledion Martiro bëhet protagonis­t i “match point”-it, duke vulosur setin 25-19 dhe të gjithë takimin 3-1, për të shpërthyer festën e shfrenuar bardheblu në sallë. Një sukses i merituar për Tiranën, që u jep bardhebluv­e më shumë moral dhe besim edhe për garën në kampionat. Ndërsa në kampin shijakas, të besuarit e trajnerit Parit Uruçi nuk mundën që të përsërisni­n triumfin e dy javëve më parë në Ligën Gjergj Kastrioti dhe tashmë të gjitha energjitë do të shkojnë në kampionat për të kërkuar fitimin e titullit.

 ?? FOTO: F.HAZISLLARI ?? Tirana, fituese e Kupës së Shqipërisë 2022-2023
FOTO: F.HAZISLLARI Tirana, fituese e Kupës së Shqipërisë 2022-2023

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania