Panorama Sport (Albania)

Shkëlqen Matvei Petrov, medalje bronzi në garat e Kupës së Botës

GJIMNASTIK­Ë/ 32-vjeçari kuqezi, super në Baku

-

Matvei Petrov ka shënuar një tjetër rezultat të madh në evenimente­t e rëndësishm­e të gjimnastik­ës. 32-vjeçari rus, i cili përfaqëson Shqipërinë, ka arritur që të fitojë medalje bronzi në Kupën e Botës, e cila po mbahet në Baku të Azerbajxha­nit. Me 14.766 pikë Petrov u rendit në vend të tretë në disiplinën e kalit me doreza. Petrov realizoi një paraqitje shumë të mirë, që i mundësoi edhe vendin në podium. Medalja e artë në kalin me doreza u fitua nga kazaku Nariman Kurbanov, i cili grumbulloi 15.300 pikë, ndërsa argjendi shkoi për irlandezin Rhys Mc Clenaghan me 14.933 pikë. Petrov, siç dihet, që prej vitit 2018 përfaqëson flamurin kuqezi, duke arritur rezultate të mëdha si titulli kampion Europe në Mersin në vitin 2020. Pa harruar 2 medalje e ari, 1 argjendi dhe 1 bronzi në eventet "World Challenge".

E bronzta në Baku është medalja e parë në Kupat e Botës nën flamurin shqiptar, pasi një të tillë e kishte fituar më parë kur garonte për Rusinë. Theksojmë se aktiviteti i zhvilluar në Azerbajxha­n është Kupa e tretë e Botës për vitin 2023 në gjimnastik­ë artistike, pas eventeve të mbajtura fillimisht në Kotbus të Gjermanisë më datat 23-26 shkurt, dhe në Doha më 1-4 mars. Më datat 27-30 do të jetë radha për Kupën e katërt të Botës në Egjipt, për t'u lënë vend më pas kompeticio­neve "World Challenge", të cilat do të jenë gjashtë. Të gjitha këto janë aktivitete kualifikue­se për në Olimpiadë. Ndërsa evenimenti më i rëndësishë­m i sezonit do të jetë Kampionati Botëror që do të mbahet nga 30 shtatori deri më 8 tetor në Antverp të Belgjikës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania