Panorama Sport (Albania)

Rabio tërheq Juven: Kam ende gola në karikator

9 gola në “Allianz” sivjet, por s’e përjashton largimin

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

“Zonja” zhyt Sampdorian, tani 9 pikë nga zona “Champions”

Një ndeshje që u duk e mbyllur pas më pak se gjysmë ore lojë rrezikoi të shndërrohe­j në një malore dhe në një turpërim të radhës për Juven në “Allianz Stadium”. Golave të shpejtë të Bremer e Rabio iu përgjigjën brenda 60 sekondave lojë Auxhelo (31’) dhe Djuriçiç (32’). Dhe të mendosh që gjatë të gjithë kampionati­t Sampdoria kishte shënuar vetëm 11 gola në 25 ndeshje përpara Juventusit... Pa Di Marian, Kiezën, Ken apo edhe Milik, trajneri Alegri kishte pak zgjedhje në stol, aq më tepër kur sheh edhe Vlahoviçin që të gabojë nga 11 metrat golin e 4-2 të mundshëm (topi u ndal në shtyllë)... Por fatmirësis­ht Adrien Rabio ishte në një natë magjike dhe gjen 3-2 në minutën e 64-t, duke qetësuar ujërat, përpara se talenti Soule në të 94-ën të ulë siparin e mbrëmjes, pasi Vlahoviç kishte parë portierin e Sampit që t’i dërgonte në traversë golin e mundshëm (serbi nuk shënon prej 6 ndeshjesh radhazi). Gjithsesi, për Juven mund të mjaftojë edhe kaq, teksa zona “Champions” tashmë është 9 pikë larg, por edhe në pritje të së enjtes, ku do të kërkojë biletën për në çerekfinal­et e Ligës së Europës. Dhe me një Rabio si ky, Fraiburgu tremb më pak, ndonëse francezi duket se po luan sezonin e fundit në Torino, siç pranoi vetë pas ndeshjes.

Adrien, ta nisim nga aksioni i 3-2... E ndërtuat dhe e finalizuat vetë...

Po, në disa momente duhet të marr edhe përgjegjës­itë e golit. Nëse e kërkon nevoja, duhet ta bëj më shpesh këtë. Ndaj Sampit ishte një gol shumë i rëndësishë­m ai i 3-2, pas një çoroditjej­e sonës. Gjithsesi, mendoj se reagimi ynë në pjesën e dytë ishte ai i duhuri dhe kjo tregon se jemi në rritje.

Si e shpjegoni, 2 gola në 1 minutë nga Sampdoria?

Nuk e di se çfarë ndodhi, aq më tepër pas një pjese të parë të nisur në mënyrë perfekte nga ne, duke shënuar edhe 2 gola të shpejtë. Dy golat

e Sampdorias nuk duhen marrë dhe nuk mund të shpjegohen, për mënyrën se si erdhën. Kjo do të thotë se duhet të vazhdojmë ende.

Keni frikë që ky “black out” të përsëritët ndaj Fraiburgut?

Kur pëson 2 gola për 1 minutë është një çështje psikologji­ke. Në një ndeshje që duhej ta përballoni­m qetë, pas avantazhit dopio që arritëm ndodh diçka, e cila nuk mund të pranohet, por mendoj se në Europë, siç treguam në ndeshjen e vajtjes ndaj Fraiburgut, ku luhet me eliminim direkt, nuk do të ketë

rënie të tilla. Prandaj, në Gjermani do të shkojmë të karikuar dhe duam të kalojmë.

Keni shënuar 9 gola dhe që të 9-të në “Allianz Stadium”. Si mund të mendoni të lëni këtë stadium që ju sjell fat?

Për momentin nuk mendoj për asgjë. Jam i lumtur nga puna, të cilën po bëj në këtë sezon, nga fakti që po ndihmoj skuadrën dhe në verë të shohim. Bëj shumë gola në stadiumin tonë, por ndiej se kam ende shumë të tjerë në karikator, për pjesën e mbetur të sezonit dhe shpresoj që t’i çoj të gjithë në destinacio­n.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania