Panorama Sport (Albania)

Pioli: Duam një vend në katërshe, s’mendoj për Champions-in

“Ibra s’luan dot titullar, ky ekip duhet të përmirësoh­et”

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

“Djalli”, shans i artë për t’u futur mes 4 më të mirëve

Sot në 20:45 Milani pret Salernitan­ën me syn imin për të hyrë mes katër të parave në kampionat. Në ndihmë do t’i vijnë mbi 70 mijë tifozë dhe entuziazmi i suksesit në Europë. Stefano Pioli shmang euforinë dhe nëpërmjet konferencë­s për shtyp ftoi të tijtë të bëjnë detyrën.

Pas Totenhemit a do të kërkoni të fshini humbjen e javës së kaluar?

Duhet të mendojmë për kampionati­n me vendosmëri nëse duam që edhe pas një viti të jemi në Champions. Në stërvitje kam parë qasjen e duhur.

Si është gjendja e skuadrës?

Skuadra është mirë fizikisht, mendërisht, taktikisht. Ka shumë gjëra që mund t’i bëjmë më mirë. Të mërkurën kemi bërë një hap të rëndësishë­m në rritjen tonë. I gjithë sezoni që do të vijë nga nesër (sot) e tutje do të jetë vendimtar.

A mund të shohim titullarë Ibrën krah Leaos këtë herë?

Ndaj Salernitan­ës jo, por së shpejti po sepse varet nga shumë gjëra. Ibra në javët e fundit po përmirësoh­et, po stërvitet vazhdimish­t. Ai do të jetë në stol për të na ndihmuar. Sa për Leaon do të duhet ta shërbejmë më mirë e më në thellësi.

Ku mund të përmirësoh­et ekipi dhe çfarë prisni nga De Ketelare?

Në zgjedhjet e lojës. Në pjesën e parë kundër Totenhemit

mund të kishim dribluar shumë më mirë, ka shumë zgjedhje loje që mund t’i përmirësoj­më. De Ketelare është mirë siç janë shumë lojtarë në atë pozicion. Ai pati një moment para ndalesës së Botërorit që nuk ishte veçanërish­t brilant as në stërvitje. Është mirë fizikisht dhe mendërisht, po rritet. Më

duket i gatshëm të kontribuoj­ë.

A keni folur me drejtuesit për Brahim Diazin?

Është një lojtar i kompletuar, me karakteris­tikat e veta. Lojtar me cilësi të madhe, frymëzim, punë, sakrificë. Punoj shumë mirë me Brahimin, sepse është shumë komod. Jemi vetëm në mars, do të shohim në fund të sezonit.

Cili do ta zëvendësoj­ë Mesiasin?

Salemakers ka luajtur ai anësor me Belgjikën dhe ka të njëjtat karakteris­tika si Mesiasi për të qenë në gjendje të na japë atë që na duhet në të djathtë. Kalabria në këtë sistem loje mund të luajë të tretin e prapavijës dhe anësorin me veçori të tjera. Florenci mund të jetë gjithashtu një opsion.

Pas arritjes në çerekfinal­e a mendoni se tani ju druhen në Europë?

Nuk e di, duhet të pyesni rivalët tanë. Kur të dalë shorti do të jenë 8 ekipe të nivelit të lartë. Nuk mendoj se dikush do të jetë i lumtur të përballet me ne.

Përse Milani ka hasur vështirësi me ekipet e ashtuquajt­ura të vogla?

Ne duhet të luajmë në një mënyrë shumë të saktë dhe intensive, me atë lloj qëndrimi mendor që dimë të vendosim në fushë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania