Panorama Sport (Albania)

Diferenca mes Kontes dhe Inzagit, pse po venitet “Lula”?

-

Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez nuk shkëlqejnë më së bashku si në kohërat e arta, që detyrimish­t përkthehet me nuk shkëlqejnë më si në kohën e Antonio Kontes. “Lula” nuk është më një makineri golash, me rendimenti­n që po njeh rënie dhe këtë e konfirmojn­ë edhe shirat. Dyshja shënon aktualisht 0.7 gola për ndeshje, nga 1.07 që ishte në eksperienc­ën e tyre të parë së bashku, rënie që shpjegohet jo vetëm me dëmtimet e belgut, por edhe me mënyrën e lojës që aplikon aktualisht trajneri Inzagi.

DËMTIMET - Nëse në dy vitet e para me Interin, Lukaku kishte pësuar vetëm katër lëndime të lehta, për të cilat kishte qëndruar 25 ditë në infermieri dhe kishte humbur 8 ndeshje, këtë sezon 29-vjeçari është ndalur për plot 92 ditë, që e kanë penguar të zbresë në fushë 18 herë. Problemeve të belgut iu shtuan më pas vonesat në rikuperimi­n e formës, hidhërimi për një Botëror të përjetuar jo si protagonis­t, pavarësish­t pritshmëri­ve të kombit dhe personale të tij ndaj vetes dhe të gjitha këto e kanë zhvendosur peshën e dyshes në shpatullat e Lautaros. 25-vjeçari ka marrë rolin që në kohën e Kontes i përkiste Lukakut, që në dy sezonet e mëparshme ka pasur respektivi­sht 13 dhe 11 gola më shumë se argjentina­si. Tashmë ama ky i fundit ka shkuar në kuotën e 17 golave në të gjithë kompeticio­net përballë 5 të belgut, me një diferencë të ndjeshme mes tyre.

MËNYRA E LOJËS - Përveç gjendjes fizike të Lukakut, një ndikim jo të vogël në gjithë këtë ka pasur edhe mënyra e lojës dhe qëndrimi i skuadrës, që ka ndryshuar dukshëm. Me trajnerin aktual të Totenhemit, gjithë skuadra punonte për Lukakun dhe mekanizmat ishin të gjitha në funksion të cilësive të tij, ndërkohë që me rikthimin nga Londra, “Big Rom”-i gjeti një skuadër që punonte për Lautaron. Mungesa e vazhdimësi­së e ka penguar Inzagin që të gjejë stilin e lojës që funksionon për të dy, me ekuilibrin që ngelet ende për t’u gjetur dhe me zikaltrit që shpresojnë që dyshja të funksionoj­ë sa më shpejt në të njëjtën mënyrë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania