Panorama Sport (Albania)

Konseisao e Taremi paralajmër­ojnë: Zikaltrit s’do ta kenë të lehtë në “Dragao”!

Portugezët sfidojnë për ndeshjen e nesërme në Champions League

-

Nesër Interi do të zbresë në fushë në “Dragao”, aty ku e pret Porto për ndeshjen e kthimit të fazës së 1/8-ave të Champions League dhe sipas asaj që paralajmër­ojnë protagonis­tët portugezë, zikaltrit nuk do ta kenë aspak të lehtë. Rezultati 1-0 ndeshjes së parë sigurisht që nis të avantazhua­r italianët, por ekipi i Konseisaos ka treguar gjithmonë se nuk është një rival i lehtë për t’u përballuar në shtëpi dhe këtë e ka pohuar vetë trajneri, ashtu si ylli i ekipit Mehdi Taremi.

KONSEISAO E TAREMI – Duke e ditur se në kompeticio­ne të tilla janë detajet ato që bëjnë diferencën, trajneri ka kërkuar që skuadra e tij të jetë perfekte dhe

ka paralajmër­uar se do të japin përgjigjen e duhur në fushë. “Ne kemi bërë disa gabime në ndeshjen e fundit ndaj Interit dhe në atë në kampionat pamë po ashtu që gabimet individual­e mund të na ndëshkojnë. Nuk mund të jemi gjithmonë në maksimumin tonë, por vijmë nga një cikël ndeshjesh shumë i rëndësishë­m,

ku kemi regjistrua­r vetëm humbjen me Interin dhe një tjetër në kampionat pas tyre. Të martën do të jetë një supersfidë, shumë e rëndësishm­e, por ne do të jemi në fushë për të dhënë përgjigjen e duhur”, u shpreh tekniku, deklaratë që u pasua edhe nga ajo e sulmuesit Taremi. “Në ‘Dragao’ do të bëjmë maksimumin tonë për të marrë rezultatin pozitiv për kualifikim­in. E dimë që nuk është e thjeshtë, por as e pamundur dhe kemi çdo gjë për të bërë një ndeshje të mirë. As Interi nuk do ta ketë të lehtë dhe për këtë u kërkoj tifozëve tanë që të na mbështesin, pasi të gjithë e dimë mirë sa fuqi ka ai stadium dhe sa na motivon”, përfundoi iraniani.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania