Panorama Sport (Albania)

Napoli nis numërimin mbrapsht, Kvara mahnit edhe Van Bastenin

Edhe Rrahmani në gol, të kaltrit “masakrojnë” edhe Atalantën

-

Disfata ndaj Lacios nuk ka hapur plagë te Napoli, përkundraz­i skuadra e Luçiano Spaletit konfirmoi se bëhej fjalë vetëm për një aksident dhe të kaltrit shfryjnë nervozizmi­n e tyre ndaj Atalantës, duke fituar 2-0. Suksesi u formalizua në pjesën e dytë, ndonëse në të parën rastet nuk munguan. Dhe kur Osimhen nuk është në natën e tij, mendon Kvaratskhe­lia që të bëjë diferencën. Gjeorgjian­i merr një top në mesfushë dhe futet në zonë, por ndonëse kishte përballë tij 8 lojtarë të Atalantës, në një metër katror "Kvara" shtrin tre veta me një dopiodribl­im të shpejtë, përpara se të lëshojë me forcë në portë. Një mrekulli për sytë, një gol që tërhoqi edhe vëmendjen e legjendës holandeze, Marko van Basten, i cili për "Ad.nl" theksoi: "Shiheni këtë gol... Sheh tetë persona kundër një të vetmi, por pasi shënon, me veten mendon: 'Jo, nuk mund të jetë e mundur që ky shënon!'" Dhe kur arrin të mahnitësh edhe një si ishmilanis­ti që ka ofruar magji, të cilat kanë mbetur në histori, mund të kuptohet pse të gjitha klubet e mëdha europiane duan Kvaratskhe­lian në skuadrën e tyre. Por nëse fantazisti hapi rrugën e suksesit, ai që futi tri pikët në kasafortë ishte kosovari Amir Rrahmani, me kokë, më lart se të gjithë të tjerët. 2-0 për Napolin dhe me një avantazh prej 18 pikësh, 12 ndeshje nga fundi, në qytetin

bregdetar ka nisur numërimi mbrapsht për t'u shpallur matematiki­sht kampionë. Ndërkohë, në "Diego Armando Maradona" do të ketë një tjetër mbrëmje të madhe, pasi bën vizitë Frankfurti, për ndeshjen e kthimit të 1/8-ave, takim ku Napolit do t'i mjaftojë që të ruajë avantazhin 2-0 të duelit të parë, në Frankfurt.

Për mua, me katër, sepse jam mësuar kështu, por të gjitha skemat janë në rregull nëse e kuptoni mirë njëri-tjetrin. Por tani unë jam përshtatur me Interin, edhe pse kam mënyrën time për të luajtur dhe interpretu­ar futbollin.

A keni luajtur ndonjëherë me frikën e humbjes?

Po, dhe pas asaj ndeshjeje i thashë vetes “Nuk do të luaj më asnjëherë me këtë frikë”. Kam humbur finalen e Europa League nga frika. Ajaksi e humbi atë ndeshje ndaj Mançester Junajtidit para se te luanim në 2017-ën. Në stërvitje telefonova Van der Sarin dhe i thashë që nuk isha mirë për finalen, isha i sëmurë. “Do të shkosh dhe do të luash, tha. “Unë jam plakur, nuk te zëvendësoj dot”. Mëngjesin e ndeshjes kishim shtatë lojtarë të sëmurë. Ishim të rinj, unë isha 19 vjeç. Ishim në tunel: E shoh De Gean pak më mbrapa se unë, gjashtë muaj më parë luaja “Playstatio­n”, duke e përdorur atë në portë. Tek unë pastaj vjen Min Juns, një nga lojtarët më të rëndësishë­m që kishim dhe më thotë “A e ke parë krahun e Valencias? Nuk mund të luaj kundër tij”. Çmenduri.

Çfarë ju tha Handanoviç herën e parë që u takuat?

Ne u përshëndet­ëm me qetësi, ai më uroi mirëseardh­jen. E njihja tashmë, nuk e di nëse ai me njihte mua. Po më ndihmon shumë. Por kur u takuam për herë të parë, më kujtohet fytyra e tij serioze. Ai dhe unë jemi ndryshe nga ky këndvështr­im, sepse unë jam tip i qeshur, më pëlqen të këndoj, të flas, ai nga ana tjetër është shumë i qetë.

Çfarë ndodhi me Xhekon kundër Portos?

Këto gjëra ndodhin në futboll. Unë i thashë atij, nëse duhet ta bëjmë këtë për të fituar, atëherë le ta bëjmë gjithmonë. Nëse më duhet t’i bërtas Xhekos ashtu për të fituar, unë e bëj. Janë disa gjëra që i vendos unë, Xheko kërkoi topin, por të gjithë e bëjnë kur topin e kam unë, pastaj jam unë që vendos dhe të gjithë duhet ta respektojn­ë. Unë mund të bëj gabime, por ata duhet ta pranojnë. Unë duhet të ndihmoj skuadrën dhe nëse kjo do të thotë të debatoj me Xhekon ose me Lautaron, duhet të kem personalit­etin për ta bërë këtë.

Një koment për Nojerin...

Për mua ai është portieri më i mirë në historinë e futbollit. Ai revolucion­arizoi pozicionin, falë tij ne jemi portierë që tani luajmë mirë futboll. Në Botërorin e 2014-ës ai bëri diçka të pabesueshm­e, që nuk e kisha parë kurrë më parë. Nojer është idhulli im.

Xhixhi Bufon.

Duke qenë një portier, është e vështirë për mua të flas për Bufonin. Po flasim për një nga portierët më të mëdhenj në historinë e futbollit. Kam luajtur kundër tij në Kupën e Italisë. Në dhomën e zhveshjes, shkova tek ai për t’i kërkuar fanellën dhe më dha edhe dorezat e tij. U ktheva në dhomën e zhveshjes i lumtur si fëmijë.

Menja.

Unë e njoh mirë Majkun, kemi luajtur shumë herë, jemi miq, por jo të afërt. Kush është më i miri? Nuk mund t’ju them, por në kokën time e di se kush është më i miri.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania