Panorama Sport (Albania)

Nagelsman: Këta futbollist­ë më mahnisin gjithmonë

“Kanselo, Gnabri, Mane, Sane e Pavar ishin madhështor­ë”

- Përgatiti: SAIMIR MBËRSI

Trajneri i Bajernit sfidon: Prilli do të jetë muaji deciziv

Bajerni do ta kthente në “show” takimin e javës së 24-t të ligës vendëse, aty ku fati i keq i Augsburgut kishte rezervuar skuadrën me formën më të mirë në kontinenti­n e vjetër, rekordmenë­t e Nagelsmani­t.

Ndeshja-ish-tekniku i Lajpcigut do të vinte me ndryshime në përballjen e fundit, marrë në konsiderat­ë mbingarkes­ën, si shkak i sfidës ndaj PSG-SË në mesjavë, e vlefshme për Champions. Gnabri-sane-mane-kanselo ishin 4 personazhe­t që iu dha e drejta e të qenit titullar. Faktikisht futbollist­ët në fjalë do të vulosnin edhe fatet e përballjes. Kanselo, Pavar, dopietë dhe Sane do ta kthenin të pavlefshëm finalizimi­n e Mërgim Berishës në fraksionin e pjesës së parë. Vazhdimi i lojës prezantoi nota më të qeta në interpreti­m nga vendësit, e për pasojë ndikoi në pësimin e dy golave të tjerë. “Skena” e Mynihut do të jepte nuancë protagonis­ti dhe Alfonso Dejvis me kapitullim­in e rezultatit përfundimt­ar 5-2 në favor të gjigantëve nga Mynihu. Julian Nagelsman tërhoqi projektorë­t e vëmendjes në konferencë­n për shtyp, duke vendosur si kryefjalë e “aktorëve” kryesorë dhe vazhdimësi­në.

TRAJNERI: “Skuadra u paraqit mirë dhe për këtë jam i kënaqur. Ne vinim pas momentit deciziv në një tjetër kompeticio­n dhe ruajtja e fokusit është sfidë më vete. Gjithsesi, ia dolëm, ndonëse me disa problemati­ka në prapavijë. Dua të përgëzoj Kanselon, Gnabrin, Sadion, Sanenë dhe

Pavarin për punën e jashtëzako­nshme. Të shikosh lojtarë me grintë të tillë i krijon kënaqësi çdo trajneri. Muaji prill do të japë ide më të qartë rreth ecurisë sonë, e cila nënkupton se duhet të tregohemi vigjilentë dhe t’i marrim ndeshjet me radhë, si një finale. Na presin duele emocionues­e dhe me përgjegjës­i të madhe”, përfundoi tekniku 35-vjeçar. Pas këtij suksesi Bajerni është shkëputur i vetëm në krye me 52 pikë, dy më shumë se ndjekësi më i afërt në tabelë (Borusia Dortmund 50 pikë).

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania