Panorama Sport (Albania)

E abonuar me 1-0, Barça ia del në ferrin e Bilbaos

- Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

Barcelona ia ka dalë në ferrin e Bilbaos, duke mundur Atletikon me shifrat 0-1 dhe ruajtur distancën prej 9 pikësh me Realin e Madridit një javë përpara përballjes direkte në "Camp Nou". Për të njëmbëdhje­tën herë në këtë sezon, skuadra e Ksavit është mjaftuar me një gol për të fituar minimalish­t. Ka qenë një ndeshje e çmendur ajo në "La Catedral", veçanërish­t në pjesën e dytë, ku vendësit kanë hedhur gjithçka mbi Barcelonën. Madje kanë mundur të gjejnë dhe golin e barazimit me Injaki Uilliams në fund, por që është anuluar nga VAR-I për një prekje të topit me dorë nga Miuniain në nisjen e aksionit. Sërish vendimtar për Barcelonën ka qenë Rafinja. Për të dytën ndeshje radhazi ka qenë braziliani që i ka dhënë tri pikë të arta skuadrës së tij. Një javë më parë shënonte të vetmin gol në suksesin ndaj Valencias. Ka kopjuar veten mbrëmë, në një tjetër gol, ndoshta edhe më të rëndësishë­m, sepse tashmë në Barcelonë kanë nisur të ndiejnë aromën e titullit. Javën e ardhshme kundër Realit mund të vijë dhe goditja përfundimt­are.

VENDOS RAFINJA - Pjesa e parë në "La Catedral" ka qenë mjaft e ekuilibrua­r dhe me një ritëm të çmendur. Ndonëse rastet e pastra për shënim nuk kanë qenë të shumta, takimi ka qenë tepër tërheqës. Diferencën në pjesën e parë e ka bërë goli i shënuar nga Rafinja në fundin e saj. Barcelona ka shpërdorua­r një mundësi të mirë me Levandovsk­in, teksa Raul

Tifozët e Bilbaos kanë zgjedhur një mënyrë origjinale për të protestuar kundër Barcelonës. Ata kanë hedhur disa kartëmoned­ha false me prerje 100 euro me foton e presidenti­t të Barçës, Joan Laporta, prerje 200 euro me presidenti­n e federatës spanjolle, Luis Rubiales, dhe prerje 500 euro me foton e ish-shefit të gjyqtarëve, Enrikez Negreira.

Garsia ka goditur traversën për vendësit. Pikërisht në fund, Rafinja ka prishur baraspeshë­n me gjyqtarin Manzano që ka cilësuar golin të vlefshëm pasi e ka rishikuar në VAR.

ÇMENDURI - Pjesa e dytë ka nisur e qetë, por fundi i saj ka qenë një çmenduri e vërtetë. E kjo për meritë të baskëve. Vendësit i janë afruar golit të barazimit, por për të dytën herë shtylla ka ndalur Berengueri­n. Dy minuta nga fundi

Injaki Uilliams barazon shifrat, por një thirrje nga dhoma e VAR-IT bën që Manzano të anulojë golin - me të drejtë duke nxitur tërbimin e tifozërisë vendëse që kishte protestuar gjatë gjithë takimit kundër Barcelonës. Barça mbahet me ç'të mundet, teksa në kohën shtesë vendësit koleksiono­jnë tri raste në fraksion sekondash, por topi nuk bindet dhe Barça ia del mes protestave të shumta të baskëve.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania