Panorama Sport (Albania)

Arsenali me ritëm kampioni, Kasemiro tradhton “Djajtë”

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Arsenali kalon me vota të plota testin e Ful hamit. Në "Craven Cottage", gjithnjë një fushë e vështirë, kryesuesit luajnë si pretendent­ët kryesorë për titull për 90 minuta, ndërkohë që skuadra tjetër londineze luajti një takim me nivel vetëm në pjesën e dytë. "Topçinjtë" i mbyllën llogaritë që në pjesën e parë, falë golave të Gabrielit, Martinelit dhe Odegardit në shtesë, i cili hipotekoi 3 pikët që e rikthyen në +5 pikë distancën me Sitin ndjekës. Skuadra e Mikel Artetës, teknikut spanjoll që regjistroi fitoren e tij të 100-të në stolin e Arsenalit, konfirmohe­t solide në mbrojtje, ndërsa nuk u la mundësi frymëmarrj­eje djemve të Marko Silvës. Arsenali që pa të rikthehej në fushë pas 3 muajsh edhe Gabriel Zhezusin pas operacioni­t në gju, u bë skuadra e parë në historinë e kampionati­t anglez që fiton 5 derbe radhazi jashtë fushe pa pësuar gol. "Topçinjtë" i kanë fituar 5 javët e fundit të Premier Ligës: 10 fitore në 11 javët e mbetura i shpallin ata automatiki­sht kampionë. Por ndoshta nuk do të duhet të mbërrijnë deri në këtë pikë, në rast se kampionët e Guardiolës do të lënë pikë rrugës.

NGEC JUNAJTID - Sauthempto­n mbetet në fund të renditjes së Premier Ligës pasi arritën të fitojnë vetëm 1 pikë ndaj Junajtidit të mbetur me 10 veta për gati një orë lojë në "Old Trafford". Kartoni i dytë i kuq i Kasemiros këtë sezon u dhuroi "Shenjtorëv­e" avantazhin numerik, por ata nuk arritën ta shfrytëzoj­në atë pavarësish­t se iu afruan golit në shumë raste. Por edhe përpara largimit të mesfushori­t brazilian nga fusha për një ndërhyrje të rrezikshme ndaj Alkarazit, De Gea shpëtoi portën nga një goditje me kokë e Uollkotit. Pastaj ndali me një dorë sërish një tentativë të ish-sulmuesit të Arsenalit. Miqtë goditën edhe dy herë shtyllën, por Junajtid protestoi për një prekje të topit me dorë në zonë nga Koçap, por VAR-I nuk ndërhyri.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania