Panorama Sport (Albania)

Tirana, 5 arsye pse është në rrugën e titullit

- OLSI AVDIAJ

Tirana është pretendent ja për titullin kampion dhe kjo është e vërteta. Edhe pse bardheblut­ë kanë ulje-ngritjet e tyre gjatë këtij sezoni, gjërat nuk është se po u shkojnë keq. Për momentin janë të parët në renditje me dy pikë më shumë se vendi i dytë. Jo vetëm kaq. Gjithsesi, Tirana përtej çdo problemi është në krye. Dhe për këtë janë pesë arsye shumë të rëndësishm­e që duhet të analizohen për të treguar se Tirana jo vetëm që është pretendent­e për kreun, por përse mund të shpallet kampione e Shqipërisë.

MBROJTJA DHE SULMI - Për ata që nuk e dinë, Tirana është e para jo vetëm me pikë, por ajo kryeson edhe në komponentë të tjerë në Superiore. Kështu, bardheblut­ë janë të parët me sulmin më të mirë me 37 gola. Po një tjetër armë e fortë e Tiranës është edhe mbrojtja. Në 25 javë Superiore, Tirana ka pësuar 22 gola. Kampionët janë skuadra me më pak gola të pësuar, duke treguar se Najdovski me shokë po e bëjnë mirë punën në prapavijë.

TRAJNERI - Një tjetër armë e fortë e Tiranës është fakti që bardheblut­ë kanë një trajner special. Bëhet fjalë për Orges Shehin. Ky i fundit është trajneri më jetëgjatë i Tiranës në historinë e viteve 2000. Ai di ta ndryshojë skuadrën edhe në ditë të vështira.

LOJTARËT me eksperienc­ë - Një tjetër garanci për titullin janë lojtarët me eksperienc­ë. Aleksi, Najdovski, Toshevski janë kampionë. Po kështu, Hasani, Abazaj, Lushkja e Deliu së bashku me Bekajn në portë i japin jo vetëm qetësi kësaj skuadre. Ata dinë që në ndeshje të caktuara të nxjerrin Tiranën nga problemet.

GABIMET - Ky kampionat ka pasur shumë oshilacion­e për Tiranën. Fakt është që ka humbur dy derbi edhe është mundur me të mëdhatë. Gjithsesi, Tirana ka dominuar me të voglat. Fakt është që paçka shumë humbjeve me të mëdhatë, Tirana është në krye

dhe kjo falë faktit se bardheblut­ë kanë kundërshta­rë shumë më të dobët, që asnjëherë nuk janë ngjitur as në nivelin e tyre.

MERKATO - Një tjetër armë e fortë e Tiranës këtë sezon ka qenë merkatoja. Bardheblut­ë kanë larguar shumë

lojtarë, por ata janë zëvendësua­r me të tjerë. Madje shumë cilësorë. Mjafton të kujtojmë që Deliu, Lulaj, Hasani, Patrik apo edhe Aleksi, Lushkja si dhe Kallaku, që u largua, janë emra që djem si Seferin, Xhixhën apo Tolin e Ismajlgeci­n i kanë zëvendësua­r më së miri.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania