Panorama Sport (Albania)

Sali i Kastriotit, në “orbitën” e klubit bardheblu

- OLSI AVDIAJ

Edmir Sali është një nga portierët më të mirë të Superiores. Edhe pse luan te Kastrioti, vlonjati ka rënë në sytë e shumë skuadrave të Superiores. Një nga ekipet që pëlqen shërbimet e portierit të Kastriotit është ekipi i Tiranës. Bardheblut­ë prej kohësh janë duke parë për një gardian. Së pari, për të zëvendësua­r Visar Bekajn nëse ky i fundit largohet nga Tirana. Së dyti, Sali mund të jetë një shpatull shumë e fortë për Bekajn, nëse prishtinal­iu nuk largohet në verë. Sipas asaj që është marrë vesh, drejtuesit e Tiranës kanë vlerësim për portierin vlonjat, i cili gjithmonë paraqitet shumë mirë në Superiore. Për momentin nuk ka gjëra konkrete, por nuk është çudi që portieri të vishet bardheblu në fund të sezonit. Fakt është që menaxheri i lojtarit është i njëjtë me disa futbollist­ë të bardhebluv­e.

SHIFRAT - Sali është një nga portierët më stabël në Superiore. Në dy sezonet e fundit Sali ka qenë me Kastriotin. Ai ka 2160 minuta në 24 ndeshje si titullar. Një sezon më parë, Sali ka qenë në fushë 28 ndeshje me 2520 minuta. Vlonjati, gjithashtu ka qenë portier i Laçit në tri sezone, ndërsa pesë sezone të tjera me ekipin e Flamurtari­t.

PORTIERËT - Tirana dhe Visar Bekaj duket se kanë arritur një marrëveshj­e paraprake për të vazhduar bashkëpuni­min. Edhe pse nuk ka një formë në kontratë, duket se palët kanë rënë dakord për zgjatjen e marrëveshj­es. Mësohet se Bekaj do të vazhdojë bardheblu, por palët pritet të konfirmojn­ë arritjen e marrëveshj­es. Visar Bekaj është 25 vjeç. Ai ka tri sezone te Tirana. Kampionati­n e fundit ka luajtur 23 takime në Superiore, duke qenë në fushën e lojës 2070 minuta. Lojtari është një nga futbollist­ët më të rëndësishë­m të skuadrës. Ai erdhi nga Prishtina, pasi Tirana i bleu kartonin rreth 100 mijë euro.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania