Panorama Sport (Albania)

Kukësi, Hallaçi: Vijnë nga Londra për përmbysjen

- VLADIMIR MEMA

Kukësi luan sot në orën 13:00 ndeshjen e kthimit të çerekfinal­es së Kupës ndaj Teutës, me synimin për të përmbysur dy golat në sfidën e parë. Në Kukës janë optimistë për të avancuar më tej, të paktën sipas trajnerit Rraman Hallaçi, i cili me ndihmën e tifozëve ka besim se Kukësi do të tregojë më të mirën e tij. Për "Panorama Sport", tekniku pohon se janë të përgatitur për çdo situatë, në një kohë që nuk ka asnjë shqetësim për arbitrat, edhe pse në sfidën e parë nuk munguan polemikat. Sipas tij, shanset janë të barabarta për të kaluar më tej, ndaj Kukësi do të tentojë të shkojë në gjysmëfina­le.

Luani me Teutën në Kupë, si e prisni?

Një ndeshje shumë e rëndësishm­e për vazhdimësi­në tonë. Jemi shumë të përqendrua­r te kjo sfidë. Ndeshja është e hapur dhe çdo gjë do të vendoset sot në fushën e lojës. Ndonëse është pak e vështirë, por jo e pamundur, kemi besim që sot do të jetë dita jonë.

Sa shanse mendoni se keni për të rikuperuar dy gola disavantaz­h?

Shanset janë të barabarta, e dimë forcën e skuadrës sonë, do të dimë ta luajmë këtë ndeshje. I kemi të qarta të gjitha idetë për këtë ndeshje dhe jemi të përgatitur për çdo situatë të lojës.

Kujt i druheni më shumë në këtë ndeshje?

Asgjëje nuk i druhemi. Ne duhet bëjmë çdo gjë mirë dhe pa dalë nga detyrat taktike. Duhet jemi të disiplinua­r deri në sekondën e fundit dhe të kërkojmë të kualifikoh­emi duke bërë të gjitha skemat që ne bëjmë në çdo ndeshje dhe stërvitje.

Në ndeshjen e parë patët probleme me arbitrimin, be

soni se këtë herë nuk do të ndodhin gabime nga ana e tyre?

Nuk flas për arbitrat, dua të merrem vetëm me skuadrën time. Arbitrat kanë qenë korrektë dhe t'i lëmë të qetë të bëjnë punën e tyre ashtu siç dinë ata.

Cila është këshilla që do t'i jepni skuadrës para kësaj sfide?

Kam shumë këshilla për këtë ndeshje se si duhet ta menaxhojmë dhe si duhet ta fillojmë. Por vetëm kaq, pasi gjërat e brendshme nuk do t'i them këtu, do t'ia them skuadrës.

Shtëpia është kthyer në armën më të fortë javët e fundit, edhe pas mbështetje­s së tifozëve...

E kam thënë dhe do ta përsëris gjithmonë, pa tifozët e mrekullues­hëm kuksianë ne nuk arrijmë asnjë objektiv.

Unë dua të rikthejmë edhe një herë emocionet e sezoneve të para të Kukësit kur erdhi në Superiore. Ata tifozë që të japin oksigjen në çdo sekondë, më kanë shkruar mesazh tifozët e "Armatës së Veriut", që do të rikthehemi për skuadrën e vendit tonë, aty ku zemra ju rreh fortë për Kukësin e tyre. Më kanë thënë që janë nisur nga Londra shumë tifozë për këtë ndeshje. Unë këtë po pres nga ata, që të jenë aty për të mbështetur skuadrën e zemrës, ne do të bëjmë tonën, do të tregojmë kush është Kukësi i vërtetë.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania