Panorama Sport (Albania)

Arbitrat kalojnë klasën, VAR-I sërish bëhet vendimtar

Cjapi fal një të kuq, Meta shkëlqen te Tirana-laçi

-

Gola dhe penallti të anuluara, minimizohe­n gabimet

Java e 25-të prodhoi shumë raste për movi olë, me arbitrat e fushës që gabuan disa herë, por ishte sistemi VAR ai që u bë sërish vendimtar me golat dhe penalltitë e anuluara apo të dhëna. “Panorama Sport” ju sjell të gjitha momentet e diskutuesh­me në ndeshjet e javës së fundit.

VLLAZNIA-PARTIZANI 1-1

Gjyqtarë: F.lata (Durrës), M.zhazivari (Tiranë), H.lisaku (Durrës); VAR: K.barjamaj - AVAR: D.myftari (Tiranë);

Në ndeshjen mes Vllaznisë dhe Partizanit arbitri kryesor, Florian Lata, mori disa vendime që rezultuan të sakta. Pati edhe një gol të Partizanit, të anuluar me të drejtë.

6’ Matondo nuk largon dot topin nga zona dhe në mënyrë të shkujdesur godet Malën. Arbitri Lata akordon menjëherë penallti për Vllazninë, pa pasur nevojë për ndihmën e VAR-IT. Pamjet tregojnë se ka të drejtë.

13’ Mba rrëzohet në zonë gjatë një dueli me Gurishtën, duke pretenduar penallti. Lata vijon me të drejtë lojën, pasi kemi të bëjmë thjesht me një duel dhe përpjekje për të “vjedhur” 11-metërshin nga sulmuesi.

19’ Mba ndërhyn ashpër direkt në këmbët e Zogoviçit. Nuk është ndërhyrje me takë, por meriton të verdhë. Lata e toleron nigerianin.

31’ Hadroj shënon për Partizanin. VAR-I anulon golin për pozicion jashtë loje të Da Silvës. Pamjet tregojnë se braziliani ka qenë më i avancuar se lojtari i fundit i Vllaznisë në momentin kur aksioni ka nisur.

TIRANA-LAÇI 3-2 Gjyqtarë: K.meta (Tiranë), E.ganxhi, E.gjoni (Elbasan); VAR: J.xhaja –

AVAR: R.zajimi (Tiranë);

Në ndeshjen e luajtur në Elbasan, kanë qenë dy raste për t’u diskutuar për moviolë. Bëhet fjalë për dy penallti të pretenduar­a. Njëra e dhënë dhe tjetra e padhënë, me arbitrat që kanë qenë të saktë.

30’ Lulaj merr një goditje në fytyrë, teksa bardheblut­ë pretendojn­ë për një penallti. Ka kontakt, por jo deri në atë pikë sa për t’u akorduar penallti, në një kohë që arbitri vijon lojën. Vendim i drejtë i kryesorit Kridens Meta.

54’ Toshevski rrëzohet në zonë dhe ndërhyn me trup ndaj Spahiut. Për kryesorin ka pengim dhe penallti në favor të Laçit. Nga pamjet duket ndërhyrja dhe është një vendim

i drejtë i arbitrit Meta.

ERZENI-EGNATIA 2-1 Gjyqtarë: A.doda, A.zalla (Tiranë), E.malo (Lushnjë); VAR: O.yzeiraj (Patos) - AVAR: S.dyrmishi (Elbasan);

Ndeshja mes Erzenit dhe Egnatias gjykohej nga Albert Doda i kolegjiumi­t të Tiranës. Në këtë takim pati disa episode të dyshimta.

27’-30’ Zejnullai ndërhyn ndaj Ademit në zonë. Gjyqtari vijon lojën mes protestave të shijakasve. Doda sinjalizoh­et nga VARI dhe shqyrton rastin në monitor, ndërsa akordon penallti pas 3 minutash. Vendim i drejtë, pasi Zejnullai ka shkaktuar faull ndaj Ademit.

71’ Nonato niset në një kundërsulm, kalon Sherrin dhe shënon. Por ai sinjalizoh­et në pozicion jashtë loje dhe gjyqtari pret VAR-IN. Pas 5 minutash merret vendimi

dhe bën të pavlefshëm golin e Nonatos.

84’ Duamena shënon pas një gjuajtje të Kasës, e cila kthehet nga Xhika, por sulmuesi sinjalizoh­et në pozicion jashtë loje.

90+1’ Paulauskas rrëzohet në zonë, por për gjyqtarin nuk kemi të bëjmë me penallti, duke marrë vendim të drejtë.

KUKËSI-BYLISI 2-0 Gjyqtarë: L.alla (Lushnjë), R.avdo (Tiranë), E.burgu (Fushë-krujë);

VAR: I.myrtja (Shkodër) -

AVAR: N.bregasi (Tiranë);

Një ndeshje e menaxhuar mirë nga gjyqtari Laver Alla, por nuk munguan rastet e diskutuesh­me dhe pretendime­t për penallti nga të dyja ekipet. Në asnjë rast nuk ndërhyri VAR-I, duke i besuar gjyqtarit të fushës. 5’ Ruçi driblon Ebertin në zonë dhe pretendon penallti për një pengim. Fillimisht krijohet iluzioni

i një pengimi, me braziliani­n që duket sikur i vendos gjurin dhe i prish ekuilibrin lojtarit të Bylisit. Por, pamjet filmike tregojnë për një rrezik të Ruçit pa pasur ndërhyrje të Ebert, i cili ka mbledhur këmbët në momentin që është dribluar. Arbitri Alla ndëshkoi me të verdhë për simulim Ruçin, por këtë mund ta kishte kursyer, pasi lojtari nuk dha një përshtypje të tillë.

51’ Ndreca pengohet në zonë pas një harkimi, por kryesori i gjendur pranë vijon lojën, përpos protestave. Nuk jepet as rasti në ritransmet­im për të krijuar një ide më të qartë, ndërsa as VAR-I nuk ndërhyn.

52’ Gjelbrim Taipi rrëzohet në zonë dhe pretendon për një pengim nga Zhongo, por Alla i gjendur pranë vendos drejt duke vijuar lojën, pasi nga pamjet filmike shihet që nuk ka kontakt.

KASTRIOTI-TEUTA 0-0 Gjyqtarë: K.cjapi, I.tartaraj (Fier), T.kasa (Vlorë); VAR: A.beqiraj (Tiranë) – AVAR: A.koçiaj (Tiranë);

Kastrioti-teuta ishte një ndeshje ku dominoi loja e ashpër, duke ia bërë shumë të vështirë menaxhimin arbitrit

kryesor, Kreshnik Cjapi. Ky i fundit nxori një karton të kuq, ndërsa fali një tjetër.

40’-42’ Kapiteni i Kastriotit, Abaz Karakaçi, bën një faull të rëndë në mesfushë ndaj Kallakut dhe ndëshkohet me karton të verdhë. Në këtë moment i vërsulet arbitrit Cjapi, duke bërë gjeste antisporti­ve. Nuk kalojnë as dy minuta dhe Karakaçi bën të njëjtën ndërhyrje, këtë herë ndaj Albion Markut. Me të drejtë, arbitri i jep kartonin e dytë të verdhë dhe lojtari i Kastriotit del me të kuq.

45’ Mehmeti ndërhyn rëndë ndaj Kallakut dhe merr me të verdhë. Pas masës disiplinor­e, mesfushori i Kastriotit godet me kokë Kallakun, por arbitri këtë herë e fal. Mesfushori i Kastriotit meritonte të kuqin.

87’ Adolf Selmani tenton të godasë topin në zonë, që shkon te Kuro, i cili e devijon me dorë dhe më pas e largon. Cjapi akordon penallti për Kastriotin, por më pas sinjalizoh­et nga VAR-I dhe ndryshon vendim. Dora ishte në pozicion natyral dhe topi ka prekur fillimisht në trupin e Kuros, prandaj dhe kryesori anuloi penalltinë.

 ?? ?? Arbitrat dhe kapitenët para ndeshjes Tirana-laçi 3-2
Arbitrat dhe kapitenët para ndeshjes Tirana-laçi 3-2

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania