Panorama Sport (Albania)

Idrizi: Nuk e pres Dinamon, rrezikohen që të gjithë

“Janë justifikim­e të kota, në fushë ishin... lepuj të lagur”

- ERMAL SIKA

FLAMURTARI/ Priten masa, administra­tori: Shfaqje e shëmtuar

Sinan Idrizi nuk pra non më “alibi”. Hu mbja në Pukë i rrezikon që të gjithë në Vlorë. E kishte paralajmër­uar më herët që do të merrte masa, por tashmë do të kalojë te veprat. Nuk do të ketë asnjë lëshim dhe ndëshkimet janë pas derës te Flamurtari. Gjatë një prononcimi të dhënë enkas për “Panorama Sport”, administra­tori i cilëson justifikim­e të kota pretendime­t se përballë Tërbunit i mundi tensioni. Duke ju referuar lojës, ai madje nuk kursen as ironinë për futbollist­ët dhe i cilëson si lepuj të lagur. Tejet i mërzitur dhe i prerë në fjalët e tij, administra­tori thekson se skuadra luajti shëmtuar dhe ky ishte shkaku që dorëzoi edhe kreun e renditjes. “Këto çështjet e fushës, vështirësi­të, kushtet dhe tensionet që paskan ndodhur në atë ndeshje janë vetëm justifikim­e. Këto janë sebepe. Fusha ishte shumë e mirë. Pse, çfarë kishte? Korrektësi, luhet futboll. Nuk i kuptoj këto justifikim­e. Unë do ta cilësoja si një ekip që jep shfaqje të shëmtuar. Për arsye të disa angazhimev­e të tjera, unë nuk e kam ndjekur ndeshjen nga afër. Por ata që e panë, më thanë që në fushë kanë parë disa lepuj të lagur. Nuk ka më lëshime! Nuk duan të kuptojnë me sa duket. Thonë ishte kohë e keqe, frynte erë, jo kështu e jo ashtu... Janë të gjitha sebepe. Nuk ka më tolerime”, shprehet fillimisht i pari i klubit.

MASAT - Ndëshkimet pritet të merren nga klubi përpara ndeshjes me Dinamon.

Sinan Idrizi nuk zbulon ende se çfarë masash do të merren, por mendohet të ketë gjoba dhe as largimet nuk përjashtoh­en. “Nuk pres ndeshjen me Dinamon unë jo, do t’i jap drejtim më shpejt. Rrezikohen të gjithë nga i pari tek i fundit. Për mua, këta nuk duan të kuptojnë, nuk duan të dëgjojnë. Edhe kur humbasin, duhet të luajnë. Këta tani janë kredite të mbaruara. E mbani mend atë kohën kur telefonin e mbushnim me karta dhe ato mbaronin... Tani nuk kanë më kredite. Kjo histori u mbyll... Nuk diskutohet më! Nuk mund të toleroj më që këta të sillen dhe shfaqen kaq dobët, sidomos në ndeshjet në transfertë. Në Berat ishte fusha e keqe, në Lezhë i kishte zënë ngërçi, me Apoloninë, jo, po luajtëm në aneks. E drejta e budallait është kaluar tashmë te Flamurtari. Prisni dhe shikoni”, përfundon Idrizi.

 ?? ?? Sinan Idrizi, administra­tori i Flamurtari­t
Sinan Idrizi, administra­tori i Flamurtari­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania