Panorama Sport (Albania)

“Bomber” nga mbrojtja, Perja: U çliruam

BESA/ Kapiteni pret vazhdimësi: Nëse nuk vazhdojmë me fitore, goleada s’ka vlerë

-

Ka festë te Besa. Pas seancës së djeshme të stërvitjes, për ekipin është shtuar një drekë. Kushdo mund të mendojë se “sebepi” ishte ajo fitore e thellë me Turbinën. Por jo, nuk ishte ky motivi. Trajneri Gugash Magani mbushte 58 vjeç dhe ka menduar që këtë ditë të shënuar ta kalojë me stafin e tij të ngushtë dhe futbollist­ët. Dhuratën e mori dy herë më herët, kur kavajasit shpërthyen në gola. Kishte aq kohë që trajneri kritikonte mungesën e shënjestrë­s dhe ja, lojtarët u korrigjuan. Këtë e thotë për “Panorama

Sport” edhe kapiteni Skerdian Perja, që ishte protagonis­t me dy golat e tij: “E ku ka më mirë sesa të festojmë ditëlindje­n e Maganit pas asaj fitoreje të bukur. Kjo fitore sikur erdhi me porosi për ditëlindje­n e trajnerit, të cilit i uruam edhe 100 vite të tjera”. Duke u kthyer te fitorja me Turbinën, qendërmbro­jtësi shprehet se Besa nuk bëri ndonjë gjë ndryshe në lojë, thjesht u treguan të saktë. “Ata që ndoqën takimin nuk është se panë një Besë ndryshe nga ndeshjet e tjera. Dallimi qëndron në faktin se këtë herë nuk falëm rastet e pastra duke nisur nga unë. Jam i kënaqur që i hapa udhë asaj fitoreje, që erdhi pas rezultatev­e tona jo të mira. Kjo fitore pati edhe të veçantat e saj, pasi të dy sulmuesit arritën të shënojnë. Me shaka, pas takimit i thashë Hoxhës se shënoni ju sulmuesit se pastaj do të detyrohem të shënoj unë” (qesh), theksoi 32-vjeçari. Kapiteni shprehet se kjo fitore nuk do të kishte vlera nëse nuk pasohet me të tjera fitore. “Ju e keni parë se si u mund Dinamo apo Flamurtari, çfarë tregon se deri në fund do të jetë një “luftë” e vërtetë ku secili ekip do të synojë të arrijë objektivat e tyre. Që do të thotë, se vërtet mundëm Turbinën që e quaj thjesht një detyrë tonën, por ajo nuk mjafton nëse nuk e pasojmë me të tjera fitore. Në fundjavë do të luajmë derbin e vogël me Luzin dhe do të jetë një ‘transfertë’ mjaft e vështirë. Po ashtu, edhe dy tifozëritë që në fakt janë një, do të kenë luksin të duartrokas­in këdo që do të fitojë si Besën ashtu edhe Luzin. Do të jetë sfida brenda familjes”, përfundoi Perja. FERIZ FERIZAJ

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania