Panorama Sport (Albania)

Thellohet kriza, dorëhiqet Bano

Alert Alcani bëhet trajneri i pestë për këtë sezon: Nuk dorëzohem, luftojmë për mbijetesën

- PRENG GJIKOLA

Besëlidhja/ Vetëm gjashtë javë zgjat aventura e lushnjarit, largohet pas humbjes në Orikum

Dorëzohet edhe Ar tan Bano. Trajneri ka dhënë dorëheqjen nga Besëlidhja. Humbja e pësuar në Orikum, e ka detyruar që ta mbyllë këtu rrugëtimin e tij. Vetëm 6 javë zgjati aventura e tij në krye të lezhjanëve, duke marrë 1 fitore, 2 barazime dhe 3 humbje. Edhe pse skuadra rezistoi 90 minuta ndaj orikasve, në shtesë u ndëshkua. Një gol i marrë që shuan thuajse çdo shans për shpëtim. Edhe pse matematika i mban në lojë, mundësitë për të evituar minimalish­t rënien direkte, janë gati-gati inekzisten­te. Në këto rrethana, lushnjari u largua nga drejtimi teknik i Besëlidhje­s. Nga kjo e hënë, “timoni” i ka kaluar Alert Alcanit. Erdhi para dy javësh si drejtor teknik, por tashmë do të jetë trajneri i ri dhe i pesti për këtë sezon. Kujtojmë që kampionati­n e nisi Alban Bruka, e vijoi Hasan Hoxha dhe më pas iu dorëzua Nikolin Çoçllit. Kur korçari dha dorëheqje erdhi Artan Bano, ndërsa tani e mori Alert Alcani. Ky i fundit konfirmon këtë ndryshim për “Panorama Sport”. Lezhjani mundohet që të mbajë gjallë edhe shpresën për shpëtim. “Humbja në Orikum e thelloi krizën dhe detyroi Artan Banon të dorëhiqej. Duhej të fitohej ajo ndeshje, pasi ishim ne ata që e kontrollua­m lojën, por nuk arritëm që t’i finalizoni­m rastet nga presingu i vazhdueshë­m që i bëmë kundërshta­rit. Po nuk shënove pëson dhe ne u ndëshkuam në shtesë. Situata është me të vërtetë dramatike, por jo e pakapërcye­shme. Në lojë kemi edhe 21 pikë në 7 ndeshjet e mbetura. Kalendari na favorizon,

pasi 4 i kemi në shtëpi. Nëse i fitojmë do të shtojmë rrugën drejt shpëtimit. Tashmë jemi të përqendrua­r te Skënderbeu, që po e vlerësojmë maksimalis­ht, pasi duhet dhe do ta fitojmë. Gjatë fazës së parë morëm pikë në Korçë, ndaj në Lezhë kemi shanse më

shumë. Do t’i marrin ndeshjet me radhë, ndaj tani të gjitha energjitë i kemi të përqendrua­ra te java e 20-të. Jo vetëm se shpresoj, por jam i bindur se do të mbijetojë në Kategorinë e Parë. Diferencat e vogla me rivalët, na japin prioritet ne”, përfundoi Alcani.

 ?? ?? Artan Bano, trajneri i sapolargua­r nga Besëlidhja
Artan Bano, trajneri i sapolargua­r nga Besëlidhja
 ?? ?? Alert Alcani, trajneri i ri i Besëlidhje­s
Alert Alcani, trajneri i ri i Besëlidhje­s
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania