Panorama Sport (Albania)

“Selman Stërmasi” është kthyer në makth, 11 pikë të lëna nga Dinamo

U druheshin transferta­ve, por shtëpiaket po u kushtojnë

-

Dinamo ka tronditur objektivat. Humbja me Apoloninë ka komplikuar shumë rikthimin në elitë. Me vendin e 3-të, shanset janë minimale dhe nëse nuk arrin të ngjitë të paktën një shkallë në këto javë të mbetura, do të hidhnin në erë gjithë sezonin dhe investimin. Përpara është sfida me një rival direkt si Flamurtari dhe kryeqyteta­sit duhet të tregojnë se e meritojnë të jenë mes më të mirëve të futbollit shqiptar.

“SELMAN STËRMASI” – Në fillim të sezonit blutë u druheshin ndeshjeve jashtë fushe, duke ditur edhe specifikën e Kategorisë së Parë, por në fakt objektivin sezonal e kanë komplikuar ndeshjet në shtëpi. Stadiumi “Selman Stërmasi” është kthyer në një makth për Dinamon, që nuk fiton në kryeqytet që prej ndeshjes me Luzin 2008, e fundit për fazën e parë. Barazoi me Skënderbeu­n 11 dhe më pas ka pësuar dy humbje radhazi, 0-1 me Tomorin, edhe pse kundërshta­ri ishte me 10 veta, dhe tani 2-3 me Apoloninë. Po të llogarisim këtu edhe humbjen

e thellë 1-5 me Flamurtari­n, bëhen 11 pikë të humbura nga blutë në 4 ndeshje. Janë shumë për një skuadër, që pretendont­e në fillim të arrinte Superioren e shkëputur nga rivalët. Jo vetëm që shkëputja e pretenduar nuk u bë kurrë, por tani rrezikohet shumë seriozisht përfshirja në dy vendet e para. Dinamo ka çeduar në shtëpi ndaj skuadrave të traditës në futbollin shqiptar, por nëse ai barazim me Skënderbeu­n mund të quhet i pranueshëm, 3 humbjet me Flamurtari­n, Tomorin dhe Apoloninë kanë minuar fatet e sezonit dhe mund të rezultojnë fatale në fund. DOBËSITË – Nëse shtojmë dhe dy humbjet me Tërbunin dhe Burrelin jashtë fushe, numrat e Dinamos së këtij sezonit flasin për një skuadër me dobësi të theksuara. Blutë kanë pësuar 5 humbje, më shumë se Skënderbeu dhe Flamurtari, që mbajnë dy vendet e para, por edhe se Korabi i vendit të 4-t. Një tjetër tregues negativ janë golat e pësuar, plot 19, më shumë se të tre rivalët e përmendur më sipër. Kjo Dinamo i ngjan shumë asaj të sezonit të kaluar, një skuadër e brishtë, që pëson kollaj gola dhe humbet pikë, të cilat nuk duhej t’i humbiste në asnjë mënyrë. Niveli i skuadrës qartësisht nuk i përgjigjet investimit të bërë nga presidenti Bardhi. FATJON RUPI

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania