Panorama Sport (Albania)

Omeri: Të mos na kapë euforia, ja si e arrijmë “play off”-in

Apolonia/mesfushori shkëlqeu ndaj Dinamos

-

Apolonia ka bërë surprizën e madhe në kryeqytet. Fierakët kanë hedhur në tokë Dinamon me plot tre gola të shënuar, ku mesfushori Stefano Omeri ka qenë protagonis­ti kryesor. I lumtur që Apolonia fitoi në transfertë dhe dyfish i lumtur për golin e fitores, por dhe nga asisti i dhënë për mbrojtësin Ndubuisi, mesfushori Stefano Omeri flet për “Panorama Sport”.

Pas humbjes në Fier, a ishte një “hakmarrje” fitorja e arritur të dielën me Dinamon në “Selman Stërmasi”?

Të them të vërtetën nuk e mendoj fare si hakmarrje. Unë gjithmonë mendoj të bëj punën time, këtë herë gjeta rrugën e rrjetës dhe dhurova një asist perfekt për mbrojtësin Ndubuisi, edhe pse në fund të fundit mund të duket si hakmarrje. Jam i lumtur dhe shumë krenar veçanërish­t për ecurinë pozitive të ekipit dhe aspak euforik që fituam ndaj Dinamos në transfertë. Në këtë moment kanë rëndësi vetëm pikët, të cilat bëjnë diferencën e madhe dhe të afrojnë më shumë se kurrë me objektivin sezonal.

Një gol dhe një asist, si ndiheni për performanc­ën tuaj? Mendoj që kam bërë thjesht dhe vetëm detyrën time, asgjë të jashtëzako­nshme. Goli erdhi në momentin e duhur dhe ndaj kundërshta­rit të duhur. Gjithashtu asisti u dhurua në minutat e fundit çka do të thotë se patëm edhe fatin me vete. Fitoi ekipi më i mirë dhe më i fortë. Përtej golit dhe asistit tim, Apolonia mori pikët e plota të merituara dhe u ngjit në vendin e 7-të në tabelën e renditjes.

Fitorja e dytë radhazi, por a ju jep sadopak qetësi?

Të fitosh një ndeshje të rëndësishm­e nuk është gjithçka, sepse asgjë nuk ka përfunduar në Kategorinë e Parë. Fitore pas fitoreje, do të thotë që skuadra po funksionon siç duhet dhe pikët e marra po na ngjisin lart e më lart në klasifikim. Përpos qetësisë, na është rritur morali dhe shtuar besimi për javët e ardhshme. Ecuria pozitive duhet të na shërbejë si motivim.

Si janë shanset për zonën “play off”?

Duhet të jemi me këmbë në tokë, të mos jemi euforikë, sepse janë edhe shtatë finale të mbetura. Plot 21 pikë në lojë, që do të thotë se secila ndeshje vlen tri pikë, pa harruar edhe ngjeshjen e renditjes si kurrë më parë. Shkurt, pastër e qartë, një fitore të ngre, ama edhe një humbje të zbret aty ku ishe, pra në zonën e ftohtë, duke rrezikuar seriozisht mbijetesën në të Parën. HILMI SALIU

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania