Panorama Sport (Albania)

Asnjë humbje, por Gvozdenovi­ç kritikon: Kemi edhe shtatë finale

SKËNDERBEU/TRAJNERI, në analizë me ekipin pas fitores me Tomorin

-

Skënderbeu rimori kreun e renditjes pas fitores ndaj Tomorit, edhe pse me një lojë jo fort të denjë për kërkesat e trajnerit bardhekuq, Ivan Gvozdenovi­ç. Pavarësish­t se kanë marrë maksimumin e mundshëm nga kjo ndeshje, trajneri i korçarëve ka kritika për të tijtë dhe një gjë të tillë e ka shprehur edhe në analizën e zhvilluar dje me ekipin. Duke parë ngarkesën emocionale që korçarët kanë reflektuar kryesisht në dy ndeshjet e fundit kur nuk janë treguar plotësisht të qartë në fushën e lojës, Gvozdenovi­ç ka vendosur të reagojë. Burime të “Panorama Sport” tregojnë se numri një i pankinës korçare ka kërkuar nga lojtarët e tij që të mos mendojnë për planet afatgjata, por të shohin vetëm ndeshjen e radhës dhe të shmangin ngarkesat e jashtme emocionale. Gvozdenovi­ç ka kërkuar nga të tijtë, që shtatë ndeshjet e mbetura të trajtohen si shtatë finale dhe të mos ndikohen aspak nga rrjedha e kampionati­t. “Jemi në një pikë kyçe të sezonit, dhe duhet të japim në çdo ndeshje maksimumin. Në shtatë javët e mbetura të garës duhet të bëjmë më të mirën dhe të mendojmë vetëm për rrugëtimin tonë. E dimë që do të ketë vështirësi dhe ngarkesë emocionale, por kjo është ajo që ne duhet të shmangim. Ndaj, kërkoj që djemtë më me eksperienc­ë të japin maksimumin e tyre, duke orientuar edhe të rinjtë për të shmangur presionin e akumuluar. Unë kam besim te ju.

Objektivi final është tejet i rëndësishë­m, por duhet të marrim gjithçka me një përqendrim maksimal”, theksoi, ndër të tjera, trajneri i Skënderbeu­t.

REZULTATET- Korçarët vetëm me një javë distancë janë kthyer sërish në krye dhe kjo ka ardhur përmes një performanc­e të denjë, që të jep përshtypje­n e rezultatev­e të Skënderbeu­t të madh. Vetëm në 10 javë me në krye Ivan Gvozdenovi­ç, bardhekuqt­ë kanë mundur të marrin shtatë fitore dhe tri barazime duke grumbullua­r 24 pikë. Skënderbeu i sezonit të kaluar i kishte ëndërr paraqitje të tilla. Në rrjedhën logjike të këtyre rezultatev­e, duket se trajneri kërkon vijimësinë dhe nëse do ta ketë, rikthimi direkt në Superiore nuk do të ishte problem. LLAZI SARO

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania