Panorama Sport (Albania)

Uzuni thyen rekorde, ja si do projektohe­t Shqipëria

- KRISTI SEJATLLARI

Një sezon fantastik ësh të ai që po zhvillon në Kategorinë e Dytë spanjolle Myrto Uzuni. Në kuotën e 19 golave deri tani në kampionat, sulmuesi i Kombëtares konfirmon shifrën më të lartë të rrjetave në karrierën e tij gjatë një kampionati, që ende nuk ka mbaruar dhe me paraqitjet që beratasi po jep në fushë, kjo shifër pritet të rritet. Në Hungari ai shënoi 12 gola në vitin e parë dhe shtatë në të dytin pasi në janar kaloi te Granada. Pra, edhe në Kroaci ku ai luante më parë, sezoni i tij më i mirë ishte me 9 gola dhe një tjetër me shtatë. Kështu Uzuni është në rrugën e shpalljes si golashënue­si më i mirë i kampionati­t, për herë të parë në karrierën e tij, një tjetër rekord personal që 27vjeçari pritet të vendosë. Ndërkohë ai është bërë lojtari që ka shënuar më shumë gola në një sezon për skuadrën e Granadës, teksa golashënue­sin më të mirë në total e mban El-arabi, që me fanellën e klubit spanjoll ka shënuar 44 gola për disa sezone.

SITUATA-PËRVEÇ Uzunit që "ngroh", gjithashtu edhe Taulant Seferi po kalon një moment të mirë, edhe pse kampionati në Ukrainë ka problemati­kat e tij. Rëndësi ka që sulmuesi është në kontakt me golin dhe kjo mund ta ndihmojë për një vend titullari në ekipin kombëtar. Hysaj, Ismajli dhe Balliu gjithashtu po luajnë rregullish­t dhe forma e tyre është e mirë. Për të kaluar në mesfushë, aty ku problemet janë më të mëdha, duke pasur parasysh formën e Gjasulës, minutat e Asllanit, dëmtimin e Bares dhe mosaktiviz­imin e Qazim Laçit. Por, Silvinjo mund të mbështetet tek Abrashi, Ramadani që luan titullar në Skoci, Nedim Bajrami që është liruar me kalimin te

Sasuolo dhe Endri Çekiçi me Odise Roshin. Gjithsesi, përgatitje­t do të fillojnë të hënën që vjen dhe nga afër, trajneri do të krijojë një ide më të qartë në kokën e tij, duke përmendur këtu edhe disa nga emrat e rinj që përfliten që të grumbulloh­en nga braziliani.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania