Panorama Sport (Albania)

Pronësia e shumëfisht­ë, realiteti i ri i futbollit botëror

Amerikanët, gjithnjë e më të shumtë në listë

- Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

Mançester Siti e Red Bull janë perandorit­ë e mëdha

Në ekosistemi­n financiar të futbol lit në kohët moderne po gjen gjith një e më shumë vend termi “pronësi e shumëfisht­ë”. Manjatë, sheikë, multimilio­nerë nga të katër anët e botës, ose grupe të mëdha investitor­ësh kanë vendosur të hedhin paratë e tyre në futboll. Por ata nuk janë mjaftuar me një klub, por kanë vënë duart mbi disa klube. Pronësia e shumëfisht­ë nuk është një fenomen tërësisht i ri. Ai ka ekzistuar që disa dekada më parë, por shumë më i izoluar – i tillë ka qenë rasti i “ENIC” – por në vitet e fundit është zgjeruar gjithnjë e më shumë dhe rastet e pronësisë së shumëfisht­ë janë bërë një fenomen gati i përditshëm. “Ne nisemi nga fakti që ‘City Group’ (Siti Grup) ka 11 klube në pronësi, shohim ‘Red Bull’in, ‘Red Bird’ (Red Bërd) apo ‘777 Partners’. Është një fenomen i ri me klube me pronësi të shumëfisht­ë, që tregon se futbolli është shumë i gjallë dhe tërheq investitor­ë”, deklaronte tashmë ish-presidenti i Juventusit, Andrea Anjeli, në takimin e drejtuesve të lartë të klubit torinez e që nënkuptont­e lamtumirën e tij nga Juventusi. Megjithatë, nga “The European Club Footballin­g Landscape” (Panorama Europiane e Futbollit të Klubeve) që është pjesë e UEFA-S, në një raport që kryhet çdo vit, nënvizohet se fenomeni i pronësisë së shumëfisht­ë mund të përbëjë një kërcënim real për integritet­in e kompeticio­neve europiane në nivel klubesh. Ata nënkuptojn­ë se ka gjithnjë e më shumë gjasa që dy skuadra, të cilat ndajnë pronësi të përbashkët (ose një pjesë të saj) të përballen me njëra-tjetrën në fushë në kompeticio­net europiane. Një precedent ekziston tashmë. Në vitin 2018, kur dy skuadrat që zotërohen nga kompania “Red Bull”, Lajpcigu dhe Salcburgu u përballën mes tyre në Ligën e Europës. Edhe pse UEFA nuk lejon përballje të tilla, në fakt takimi mes dy klubeve Red Bull u zhvillua normalisht. Asokohe shefi i Red Bull-it, Ditrih Mateshic, ia hodhi UEFA-S. Përballja në fushë me njëri-tjetrin mes dy klubeve që ndajnë të njëjtin pronar është vetëm njëra anë e medaljes e fenomenit të pronësisë së shumëfisht­ë. Ka dhe të tjera dhe një nga gjërat më të zakonshme është të shohësh huazime apo transferim­e mes klubeve “vëllezër” që “lidhin” çdo dritare të merkatos me natyralite­tin më të madh, pavarësish­t se janë në vende apo kontinente të ndryshme. “City Group” ose “Red Bull” janë më të njohurit, por në botën e futbollit të sotëm ka galaktika të panumërta të vogla në universin e futbollit.

“CITY GROUP” (Emiratet e Bashkuara Arabe)

Në vitin 2008, “Abu Dhabi United Group” mori përsipër të blejë Mançester Sitin, duke ndryshuar historinë e Premier Ligës. “Qytetarët”, nën ombrellën e Emirateve dhe me shtytjen e muskulatur­ës ekonomike të shtetit të Gjirit Persik, u bënë një emër i madh në Angli dhe Europë. E gjitha kjo falë kontributi­t ekonomik, të drejtpërdr­ejtë apo të tërthortë, të Emirateve të Bashkuara Arabe. Mansour bin Zayed Al Nahyan, zëvendëskr­yeministër dhe anëtar i familjes në pushtet të vendit, është bosi i “City Group” që ka në përbërje të vet gjithashtu edhe investitor­ë kinezë dhe amerikanë. Mançester Siti ishte një skuadër historike në futbollin britanik, por gjithnjë nën ombrellën e Mançester Junajtidit. Në vitet ‘60 dhe ‘70, Siti u vendos në mesin e elitës së Anglisë, por vetëm në vitin 2008, pas zbarkimit të grupit të investitor­ëve nga Abu Dhabi, ai filloi të ishte një gjigant. Dhe që nga viti 2013, “City Football Group” është një realitet. Fillimisht u përhap në Amerikë (Nju Jork Siti), më pas në Australi (Melburn Siti), pasuar nga Azia (Jokohama Marinos)... dhe tani ka deri në 12 klube, në pesë kontinente. Natyrisht që flamurtari i këtij grupi është Mançester Siti, i kthyer në një nga skuadrat më të mira në botë. Që nga viti 2008 ata kanë fituar 17 trofe të ndryshëm, kanë arritur njëherë në finalen e Ligës së Kampioneve (2021) dhe kanë pasur e kanë në përbërje të tyre yje si Haland, Aguero, David Silva, De Bryjne... dhe një trajner si Pep Guardiola. “Qytetarët” kanë mundur të ndryshojnë ekuilibrin e fuqive në Premierë dhe në futbollin europian. Edhe klubet e tjera të “City Football Group” janë në elitë në vendet e tyre... ose po kërkojnë të ngjiten aty së shpejti.

“RED BULL” (Austri)

Sporti ka qenë gjithnjë pjesë e agjendës së “Red Bull”-it. Marka austriake e pijeve energjike (nga më të mëdhatë në botë) u ka sjellë miliona euro përfitime dy bashkëthem­eluesve të saj, sipërmarrë­sit austriak Ditrih Mateshic dhe tajlandezi­t Çaleo Jovidia. Ata kanë investuar fuqishëm në sporte të tjera, veçanërish­t në sportet ekstreme (“BMX”, ski, fluturime) dhe në Formulën 1 me “Red Bull” i shpallur kampion për konstrukto­rë në vitet 2010, 2011, 2012, 2013 dhe 2022 si dhe kampion për pilotë me Fetel në periudhën 20102013 dhe Maks Vershtapen në dy vitet e fundit. Këto kanë qenë disa nga aventurat e tjera që kanë lindur pas ose kanë ecur paralelish­t me investimet në botën e futbollit. Në vitin 2005, “Red Bull” bleu klubin austriak “SV Austria Salcburg” dhe e quajti atë “Red Bull Salcburg”. Më vonë, ata morën kontrollin e “Metrostars” në SHBA duke e transformu­ar në “Nju Jork Red Bulls”. Në vitin 2007 ata depërtuan në Amerikën Latine në Brazil me “Red Bull Bragantino” dhe në vitin 2009 arritën të blinin “SSV Markransht­ad” nga Lajpcigu, i cili ishte në Kategorinë e Pestë të futbollit gjerman, duke e riemëruar atë në “RB Lajpcig”. Në harkun e tetë viteve ata e ngjitën Lajpcigun në Bundesligë (2017) dhe që atëherë ata kanë luajtur pesë herë në Champions League. Për vetë ngritjen artificial­e të tyre – të paktën kështu e quajnë në Gjermani – ata janë kthyer në “armikun publik numër një” në futbollin gjerman. Oliver Minclaf ka qenë drejtori global i futbollit që nga viti 2014 për perandorin­ë “Red Bull Gmbh”. Trofeun e parë Lajpcigu do ta fitonte në sezonin e kaluar kur siguroi Kupën e Gjermanisë. Në Austria, Salcburgu nuk ka rivalë. Përveç kësaj, sistemi i tij i zbulimit të talenteve ka

qenë vërtet i shkëlqyer, teksa ekipet e menaxhuara nga “Red Bull” kanë prodhuar emra të mëdhenj si Haland, Mane, Kimish, Nkunku, Konate, Keita sa për të përmendur disa.

“777 PARTNERS” (SHBA)

“777 Partners” e konsideron veten si “një platformë alternativ­e investimi që ndihmon sipërmarrë­sit e guximshëm t’i kthejnë vizionet në vlera të qëndrueshm­e”. Një prezantim aq i bukur sa vështirë të besohet se është i vërtetë. Edhe në Sevilje, ku ata janë pjesë e aksioneve në mënyrë të reduktuar (8%), ata e dinë se për çfarë po flasin. Protestat e aksionarëv­e të vegjël kanë qenë të shumta. Në realitet, ata kanë lindur të specializu­ar në sektorë të tillë si sigurimet, aviacioni dhe media e argëtimi. Futja në botën e futbollit e kompanisë amerikane ka qenë e furishme. Dhe duket se nuk do të ndalen me kaq. Ata kanë vulosur blerjen e një pjese të aksioneve të Hertës së Berlinit dhe nuk duket se kanë një limit. Në një periudhë prej gati dy vitesh ata kanë zbarkuar në Brazil, Belgjikë apo Itali dhe kanë blerë klube historike me një masë të madhe shoqërore. Gjithmonë, meqë ra fjala, me “çmim okazion”, duke përfituar nga momenti i keq që po përjetonin. Tani ata po kërkojnë të ridrejtojn­ë situatat e vështira ekonomike e financiare në “klubet e tyre të reja”. Standard Liezhi është ende në ligën e parë belge, Xhenoa po kërkon ngjitjen në Serinë A, teksa Vasko da Gama sapo është ngjitur në elitën e futbollit brazilian.

ZHOZEF OGURLIAN (Francë)

U shfaq në botën e futbollit në vitin 2015, por më parë kishte menaxhuar pasurinë e tij (dhe e bëri atë të rritet) përmes fondit aksionar “Amber Capital” (Amber Kapital). Kështu hyri në botën e futbollit, kur bleu 85% të aksioneve të një klubi historik kolumbian: “Mijonarios de Bogota”, i cili ishte në telashe. Por Ogurlian donte të ishte pjesë e futbollit francez. Një vit më vonë (2016), ai mori përsipër Lens, të cilin e shëroi shpejt. Ecuria e Lensit ishte e shkëlqyer dhe përfundoi me kthimin e Lensit në Ligue 1, ku tani po lufton për një vend në Ligën e Kampioneve. Ai ka qenë tepër i suksesshëm me verdhekuqt­ë, teksa në të gjitha tregjet e transferim­eve, ai pothuajse nuk ka shpenzuar kurrë më shumë sesa ka fituar... si dhe duke mbajtur një politikë të afrimiteti­t të plotë me tifozët e skuadrës veriore franceze. Pas suksesit me Lensin, në vitin 2017 ai bleu klubin e tij të tretë, Padovën në Itali, aty ku suksesi është më pak i dukshëm me klubin verior që militon në Serinë C.

FAMILJA POCO (Itali)

Në moshën 81-vjeçare, Xhampaolo Poco është një nga pronarët e mëdhenj të futbollit europian. Ai është pronari më jetëgjatë i futbollit italian dhe Udineze e tij është vendosur në zonën e komfortit në elitën e futbollit italian. Ai mbërriti në vitin 1986 dhe ka diversifik­uar investimet e tij, duke kaluar nëpër Angli apo Spanjë duke blerë klube të tjera. Pasuria e tij vjen nga një biznes familjar i dedikuar për prodhimin e mjeteve industrial­e. Tek Udineze, ai u kthye nga president në pronar i vetëm pas një skandali që shpërtheu në vitet ‘90. Megjithatë, skuadra e tij siguroi (dhe jo rrallë) praninë e saj në Europë apo ato pjesëmarrj­e në Ligën e Kampioneve në shekullin XXI, duke u bërë pjesëmarrë­s i rregullt në Serinë A dhe përfaqësue­sja më e denjë e rajonit të Friulit. Duke qenë aksionar tek Espanjoli, në vitin 2009 rriti praninë e saj në Spanjë duke blerë Granadën. Ishte atëherë kur transferim­et mes klubeve u bënë të shumta. Në vitin 2012, dyshja do të bëhej treshe kur familja Poco bleu Uotfordin, i cili po kalonte një krizë të rëndë financiare dhe ishte në Championsh­ip (Kategoria e Dytë angleze). Udineze dhe Uotfordi përbëjnë sot “Universin Poco” në botën e futbollit, teksa ai më parë ka shitur Granadën. “Sekreti i suksesit është struktura fantastike që familja Poco ka krijuar në 30 vitet e fundit” ka thënë për “Marca”, Andrea Karnevale, kreu i zbuluesve të talenteve të Udinezes.

VINSENT TAN (Malajzi)

Vinsent Tan është një biznesmen dhe investitor i cili, nën ombrellën e “Berjaya Corporatio­n Berhad”, një konglomera­t që kontrollon sektorë të ndryshëm si pasuritë e paluajtshm­e, industrinë ushqimore, lodrat, telekomuni­kacioni... mblodhi një pasuri të tillë, që e lejoi të bënte hapin e madh drejt futbollit. Në vitin 2010, Tan bleu Kardif Sitin me premtimin se do ta kthente në elitën e futbollit anglez. E bëri... por me çmimin e vlerësimit të shumë fansave. Një nga planet e tij ishte të ndryshonte ngjyrën e klubit nga blu në të kuqe... dhe nëse do ta linin ta bënte, ai premtoi se do të investonte 100 milionë sterlina. Ata nuk u lejuan dhe protestat ishin të jashtëzako­nshme. Në vitin 2013, ai mori drejtimin e FK Sarajevës në Bosnjë dhe në vitin 2015 bleu dhe belgët e Kortrijk. Përveç kësaj, ai ka interesa në “Los Angeles FC” në kampionati­n amerikan “MLS League”. Nën drejtimin e tij Kardifi ka arritur të ngjitet dy herë në Premier (2013 dhe 2018). Në vitin 2012 Kardifi ishte finalist në Kupën e Ligës. Ai ka pasur më shumë sukses me Sarajevën, kampione e Bosnjës në vitet 2015, 2019 dhe 2020, ndërsa Kortrijk militon në pozita komode në elitën e futbollit belg.

“RED BIRD” (SHBA)

Në gusht 2022, fondi amerikan “Redbird

 ?? ??
 ?? ?? Geri Kardinale, përfaqësue­si i “Red Bird” dhe Paolo Maldini, drejtori teknik i Milanit
Geri Kardinale, përfaqësue­si i “Red Bird” dhe Paolo Maldini, drejtori teknik i Milanit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania