Panorama Sport (Albania)

Inzagi: Me Porton si finale, për ne më e rëndësishm­ja

“Humbje si ajo me Specian ndodhin 1 herë në 500 ndeshje”

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Trajneri s’komenton kritikat dhe bën thirrje për përqendrim

Në momentet e vësh tira duhet nxjerrë në pah karakteri. Kundër Portos për një vend në çerekfinal­e gjithçka merr më shumë vlerë. E di Interi, e akoma më shumë Simone Inzagi, që rrezikon shumë në rast eliminimi. Gjithçka nis me një avantazh prej një goli që nuk duhet të kthehet në një synim për të ruajtur në 90 minuta në “Do Dragao”. Në konferencë për shtyp, tekniku zikaltër analizon të gjitha aspektet e sfidës.

E keni kapërcyer traumën e humbjes me Specian?

Kemi analizuar, kemi biseduar me djemtë dhe e kemi parë ndeshjen. Por kjo është e kaluara, ndeshja e momentit është kundër Portos. Humbja me Specian ndodh një herë në 500 ndeshje.

Si është gjendja e skuadrës pas kritikave të fundit?

Kritikat, madje edhe më të rëndat, nuk na kanë munduar kurrë. Edhe vitin e kaluar, por tani jemi në prag të një ndeshjeje me shumë rëndësi e unë nuk dua të mendoj, e aq më tepër t’i përgjigjem gjithçkaje që është thënë e shkruar në ditët e fundit.

Sa vlen kjo ndeshje për ju personalis­ht?

Me siguri për të gjithë ne ka shumë rëndësi, madje do të thosha që është më e rëndësishm­ja e vitit. Sivjet e kemi luajtur një finale dhe kemi

luajtur ndeshje shumë delikate. Kjo ndaj Portos është edhe një mundësi më shumë për t’u future mes tetë më të mirave të Europës?

Çfarë avantazhi përbën ndeshja e “San Siro”-s?

Dy ndeshjet e turit me eliminim direkt janë si pjesë

e një sfide 90-minutëshe. Kemi fituar vetëm pjesën e parë, ndaj të përqendroh­emi për të fituar edhe të dytën. Më siguri nuk shkojmë në Portugali për të mbrojtur 1-0 e arritur në Milano.

Si përgatiten ndeshje kaq të rëndësishm­e?

E dimë se çfarë na pret dhe që mund të bëjmë një hap të madh dhe të rikthehemi në tetëshen e parë, pasi për dy vite radhazi Interi ka arritur në raundin e dytë. Nuk ka ndodhur për një kohë të gjatë dhe ne duam të shkojmë edhe më tej.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania