Panorama Sport (Albania)

Morati: Interi është në krizë, trajnerit i mungon vazhdimësi­a

Ish-presidenti komenton edhe Lukakun: I ngadaltë

-

Interi është në një moment të vështirë dhe këtë e ka konfirmuar humbja ndaj Specias, por për Masimo Moratin situata është më e vështirë. Ish-presidenti ka analizuar zikaltrit në një intervistë për “Leggo”, gjatë së cilës është ndalur tek ajo që ai e konsideron krizë, tek Inzgai, por edhe te Lukaku. “Humbja ndaj Specias thjesht nxori në pah të gjitha vështirësi­të që kishim parë nga Interi. Ishte një situatë e paralajmër­uar, pasi prej kohësh skuadra paraqitet pak e përqendrua­r pas prezantime­ve të rëndësishm­e, nuk arrin asnjëherë ta mbajë fokusin e duhur dhe të organizohe­t si duhet për të fituar një ndeshje. Unë mendoj se ka një krizë”, e ka nisur Morati fjalën duke vazhduar: “Kanë një diferencë të madhe mes paraqitjev­e në transfertë dhe atyre në shtëpi, është diçka e çuditshme dhe nuk mendoj se ka të bëjë me publikun, por me strategjin­ë e duhur taktike që nuk po e gjejnë sot”. LUKAKUDHEI­NZAGI–“ROMELUËSHT­Ë shumë i ngadaltë, është jashtë formës dhe shpresoj që kjo të jetë për shkak të dëmtimeve dhe jo një problem i përgjithsh­ëm”, ka qenë komenti i ishpreside­nti për sulmuesin belg, duke u ndalur më gjatë te trajneri. “Një trajner i ka gjithmonë përgjegjës­itë, kur fiton dhe kur humbet, kështu që është e drejtë që shënjestro­het. Më duket nga ata trajnerë që i lë të lirë lojtarët në fushë të tregojnë aftësitë e tyre, por duhet ende të tregojë që mund të

mbajë skuadrën të përqendrua­r. I mungon vazhdimësi­a dhe kjo i takon atij ta zgjidhë”, tha italiani. Në fund një koment edhe për sfidën e sotme ndaj Portos: “Nuk do të jetë aspak e lehtë, Porto është e fortë dhe ka cilësi fantastike, por unë shpresoj që Interi të luajë mirë dhe të sigurojë kualifikim­in për në fazën tjetër”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania