Panorama Sport (Albania)

Liverpuli për turizëm në Madrid, Klop fsheh ekipin në “Bernabeu”

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Plani i udhëtimit të Liv erpulit për vizitën e tyre të në Madrid për të luajtur ndeshjen e kthimit të 1/8ave të Ligës së Kampioneve kundër Realit në "Bernabeu" ka tërhequr vëmendjen e shtypit spanjoll. Në misionin e tij për të përmbysur disavantaz­hin 5-2 të "Anfield", trajneri Jyrgen Klop ka vendosur që të mos stërvitet sot në "Bernabeu". Sipas axhendës së udhëtimit të klubit anglez, ata do të nisen drejt Madridit pasditen e vonë të ditës së sotme. Stërvitja e tyre e fundit është planifikua­r për mesditën e sotme në qendrën stërvitore të klubit. Avioni me skuadrën e Liverpulit është parashikua­r të ulet në aeroport rreth orës 19:00. Dhe menjëherë prej andej Klop dhe një lojtar do t'i drejtohen stadiumit "Bernabeu" për të mbajtur konferencë­n për shtyp që do të nisë nga ora 20:00. Çuditërish­t, Liverpuli nuk do të largohet sapo të përfundojë ndeshja. Anglezët, çfarëdo që të ndodhë, planifikoj­në të flenë në hotelin e tyre të grumbullim­it në fund të ndeshjes dhe do të jetë të enjten në orën 14:00 momenti kur do të marrin avionin për t'u kthyer në Angli. Mbetet për t'u parë nëse ata do të kthehen në Liverpul me një biletë në çerekfinal­e apo jo. Në historinë e Champions-it në duelet me eliminim direkt, vetëm 5 herë ka ndodhur që skuadra që ka humbur ndeshjen e parë në

shtëpi, të ketë avancuar në raundin tjetër: 4 prej tyre e kanë bërë pasi kanë humbur me diferencë të një goli në stadiumin e tyre. Totenhemi kundër Ajaksit në gjysmëfina­let e 2018-'19-ës, Ajaksi kundër Realit në 1/8-at e 2018-'19-ës, Interi kundër Bajerni në 1/8-at e 2010-'11-ës dhe Ajaksi kundër Panathinai­kosit në gjysmëfina­let e 1995-'96-ës. Vetëm Junajtidi ka përmbysur një humbje në shtëpi me 2 gola diferencë, kur mundën 3-1 PSG-NË dhe u kualifikua­n në çerekfinal­et e 2018-'19-ës pas humbjes 2-0 në "Old Trafford".

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania