Panorama Sport (Albania)

Zhiru s’mjafton më, Salernitan­a fut Milanin në telashe

Dia i përgjigjet francezit, Ibra nuk bën dot diferencën

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Dy ndeshje pa fitore, kuqezinjtë pa italianë pas 28 vitesh

Krahasuar me fitoren ndaj Totenhemit, Pi oli hedh në fushë Benaserin krah Kurniçit, teksa në krahun e djathtë Salmakers merr vendin e të dëmtuarit Mesias, duke bërë që Milani të hidhte një formacion fillestar pa asnjë italian për herë të parë pas 28 vitesh. Sfida nis me vendësit që marrin frerët e lojës, por pa mundur të jenë të rrezikshëm. Për një goditje në portë duhen pritur më shumë se 10 minuta kur tentativa e Leaos përplaset në trupin e Giomberit. Portugezi është përsëri protagonis­t disa minuta më vonë, kur një goditje e tij për pak sa nuk shndërrohe­t në asist për Diazin, por sfera prehet në fundore. Edhe Salernitan­a krijon rastet e saj duke përfituar nga gabimet e kuqezinjve. Në goditjen e parë është Kruniç që devijon në këndore, ndërsa në rastin e dytë nevojitet një mrekulli e Menjasë që ndal Dian, i cili po shkonte i vetëm drejt portës pas një gafe të Çaut. “Djalli” kupton se është momenti për të rritur xhirot dhe Hernandez tenton nga distanca, teksa për golin e avantazhit nevojitet një këndore gjatë së cilës Zhiru ngrihet më lart se të gjithë për golin e tetë për të në kampionat.

SA PAK MILAN - Fraksioni i dytë është një kopjet e të parit me vendësit që kërkojnë dyfishimin e shifrave dhe Salernitan­ën që pret të ndërtojë kundërsulm­in vrastar. Dhe në fakt ashtu ndodh, teksa në minutën e 61-të mjafton një vendosje e gabuar e Milanit për t’i dhënë mundësi Dias të barazojë shifrat. Pioli mundohet të marrë masa duke hequr nga fusha e lojës Leaon, Zhirunë dhe Diazin për t’i lënë vend Ibrës, Origin dhe De Ketelares. Zgjedhja rezulton e gabuar pasi “Djalli” has vështirësi në ndërtimin e manovrës dhe rreziqet e vetme i regjistron me topa të gjatë. Një herë është Kalulu që i heq golin Ibrës duke prekur topin me dorë, teksa më pas janë duart e Oçoas që bën dy mrekulli ndaj suedezit. Shansi i artë do të ishte një penallti, të cilën La Pena e akordon, por më pas e heq me ndihmën e VAR-IT. Minutat e fundit janë vetëm copëza loje pasi Salernitan­a mundohet të ulë ritmin e të humbë kohë, ndërkohë që as dëshpërimi kuqezi nuk sjell fitoren. Me këtë barazim Milani konsolidon vendin e katërt me një pikë më shumë ndaj Romës, ndërkohë që në fundjavë do të ketë një transfertë të ndërlikuar me Udinezën.

 ?? ?? Dueli Zhiru-giomber në rastin e golit të Milanit
Dueli Zhiru-giomber në rastin e golit të Milanit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania